Sot, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej në Tiranë pritet të fillojë protesta e 17-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj politikave dhe vendimeve të ekzekutivit.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të shprehin qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, si dhe thirrjet për ndryshim politik dhe më shumë llogaridhënie nga institucionet.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike, duke respektuar rendin publik.
© SYRI.net