Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka risjellë në vëmendje denoncimet e bëra nga kryetari Sali Berisha për pastrimin e parave të drogës, krimit dhe korrupsionit në kulla, me lejet të dhëna nga Edi Rama.
Nisur nga operacionet e fundit të SPAK, Noka shkruan se, denoncimet i ka bërë Sali Berisha që një vit më parë, ndërsa ka publikuar dhe lejet që ka dhënë Edi Rama për kartelet dhe organizatat kriminale.
Noka ka publikuar edhe denoncimin e kryedemokratit Sali Berisha për organizatën kriminale ‘Hakmarrja për drejtësi’.
‘Kur kryetari i Partisë Demokratike denoncon me fakte se si Edi Rama shpërblente klanet e drogës me leje ndërtimi.
Leje ndërtimi dhe zhvillimi për organizatën kriminale ‘Hakmarrja për drejtësi’, shkruan Noka në rrjetet sociale.
© SYRI.net