Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Nuri: Nismat e fundit në drejtësi synojnë të zbusin goditjen ndaj zyrtarëve të lartë…

18:26, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Franc Nuri, i ftuar në emisionin “Syri Digjital” në SYRI TV me moderator Bled Marku, analizoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke theksuar shqetësimin e gjerë që po ndihet jo vetëm në opinionin publik, por edhe në radhët e gazetarëve, juristëve dhe profesionistëve të fushës.

Sipas tij, koha kur po ndërmerren këto nisma përkon me një intensifikim të hetimeve dhe arrestimeve të zyrtarëve të lartë, çka ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore dhe vendimeve gjyqësore në proceset aktuale dhe të ardhshme.

Franci Nuri: Të gjithë janë të surprizuar dhe flas jo vetëm për opinionin publik, por flas për gazetarët, për juristët, për profesionistët që janë të interesuar me gjënë publike dhe që ndjekin nga afër zhvillimet në drejtësi. Janë të shqetësuar sepse e para është një, është momenti kur kjo nismë, po themi, e Gjykatës së Lartë vjen, pikërisht në këtë periudhë kohore kur shohim një intensifikim të arrestimeve të zyrtarëve të lartë, në tërësi. Duke nisur me rastin e Erion Veliaj që ju e përmendët, por edhe me kërkesën, pse jo, për arrest të zonjës Balluku, që nuk u miratua nga parlamenti, nga shumica socialiste, por, nëse kjo jurisprudencë do të bëhet jurisprudencë, ajo që dyshohet dhe që thuhet edhe në media dhe në analistë të ndryshëm, me Gjykatën e Lartë, mund të zbatohet më pas në të ardhmen, pse jo, edhe për rastin Balluku, apo dhe për aposteriori për rastin Veliaj, meqënëse konsiderohet në arrest.

Pra, ajo që desha unë të them është që ne shohim disa tentativa nga mazhoranca, socialiste për të zhbërë në një farë mënyre aksionin që po ndërmerret për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët e lartë, zyrtarët më të lartë të këtij vendi që janë në detyrë, duke marrë një seri nismash që mund ta arrestoj shumë, shumë shpejt. Nëse kemi pak kohë. E para me nismën e amnistisë. Është amnistia që po diskutohet dhe ka disa muaj që flitet për amnistinë. Për herë të parë ministri i drejtësisë në atë kohë, që sot është ministër i rendit e hodhi këtë tezë disa ditë para festave të fundvitit. Ishte një gjë evazive. Kanë kaluar javë e muaj dhe është ende në parlament dhe nuk dihet a do të miratohet në formën siç është, ku duhet të përfitojë një pjesë e madhe e popullsisë, apo do ketë ndonjë ndryshim i minutës së fundit ku aty pastaj do të dalin ndonjë përfitues tjetër ndoshta. Pra kemi amnistinë që nuk dihet se çfarë do të votohet. Kemi nga ana tjetër mbrojtjen e zonjës Balluku me forcën e kartonave.

Nga mazhoranca socialiste në Kuvend që nuk pyeti as për kërkesë të SPAK-ut për arrest, as për presionin ndërkombëtar, as për një lloj gjëje,mbajti me forcë, pra as për integrimin e vendit e të tjera e të tjera, i cili është i cënuar. Dhe nga ana tjetër, kemi projektligjin, e depozituar në Kuvend me nënshkrimin, me firmën personale të Edi Ramës si deputet, jo si kryeministër, për të ndryshuar kodin e procedurës penale. Edhe kjo para pak javësh ka ardhur. Nëse ju kujtohet është fill mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hodhi poshtë kërkesën e pezullimit. Pra zyrtarët e lartë të shtetit, Edi Rama kërkon që në kodin e procedurës penale të mos lejohet më që ata të pezullohen nga detyra. Dhe së fundmi, po i vëmë dhe një shtresë të fundit, tani del Gjykata e Lartë, që thotë që, hajde rishikojmë tashmë praktikën e unifikuar të vendimeve të gjyqësorit sa i takon mbajtjes nën arrest të kategorive të caktuara të personave, por për ta bërë më të thjeshtë për qytetarët, tentohet, po tentohet të reduktohen kushtet e lirimit të personave që janë nën arrest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco