Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

‘Dosja për Ballukun në sirtar’, Qyno: Prokuroria e vonoi nisjen e hetimit, kishte prova...

09:43, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hetimi ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dyshohet se është vonuar në mënyrë të pajustifikuar nga prokuroria për më shumë se një vit. Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se, “burimet bëjnë me dije se ndonëse provat që implikonin zyrtaren e lartë ekzistonin që prej shtatorit të vitit 2024, organi i akuzës nisi veprimet aktive vetëm në nëntor të vitit 2025, duke e çuar çështjen në limitet kohore të parashkrimit të veprës penale”.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, gazetari e konsiderohet këtë sjellje të organit të akuzës, si një "tërheqje zvarrë e dosjes", e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në masat e sigurisë që u kërkuan për ish-ministren. Emri i Ballukut doli në dritë gjatë hetimit ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, pas sekuestrimit të aparateve të tij celularë. Balluku mbeti në "rrjetën" e të dhënave të telefonave të Berberit, pasi ndaj saj nuk u krye asnjëherë një veprim i drejtpërdrejtë hetimor siç është sekuestrimi i telefonit personal, gjë që mund të kishte zbuluar fakte të tjera.

Ky stil hetimi bie ndesh me praktika të tjera të SPAK, siç është rasti i dosjes "5D" të Bashkisë së Tiranës. Në atë rast, prokuroria përdori metoda speciale hetimi, përfshirë përgjimet, për të depërtuar në skemën e abuzimit me tenderat, duke shkuar përtej hetimit të thjeshtë administrativ.

Si rezultat i zvarritjes së hetimit, masat e sigurisë të kërkuara ndaj Ballukut dështuan. Aktualisht, ajo ka statusin e të pandehurës, por e vetmja masë kufizuese ndaj saj është ndalimi i daljes jashtë shtetit, duke i shpëtuar një mase më të rëndë si arresti.

Elton Qyno: Do të thoja që të vetmin rast për abuzime me tenderat që SPAK-u ka hetuar jo administrativisht, por edhe me metoda speciale të hetimit duke depërtuar në biseda dhe në përgjime ka qenë rasti i skemës 5D. Që çunat e Lali Erit jo vetëm që merrnin tenderat dhe bënin letrat administrative për të përfituar ajo kompania e famshme, por njëkohësisht pas çdo procedure që bënin dhe çdo lëvizje pas çdo hallke që ata ngjisnin më lart, uronin njëri-tjetrin, mblidheshin, bënin edhe festë. Aty kishte nga ato lloj abuzimesh dhe aty kishte ndërhyrë dhe kishte depërtuar prokuroria dhe që ky është një hetim penal motamo që përveç anën administrative që e ndiqte, e ndiqte dhe pjesën tjetër të kësaj. E bënin me festë.

Flavio Qarri: A është “Belinda” një hetim i tillë si 5D-ja? Pra edhe penal?

Folësi 1: Është tentuar duke ju sekuestruar telefonat e Ervis Berberit dhe Belinda Balluku ka ngelur në rrjetën e telefonave të Ervis Berberit, sepse vetë Belindës nuk i është sekuestruar asnjë telefon. Sepse nëse mund t'i sekuestrohej telefoni, nuk do ishim te rasti i Vis Berberit, po do ishim në raste të tjera të zbulueshme. Por prokuroria, megjithatë unë e kam thënë dhe këtu në studio, është kujtuar shumë vonë të merret me me Belindën, sepse provat i ka pasur që në shtator të vitit 2024, ndërkohë që aktive me lëvizje është bërë në fund të muajit nëntor të 2025-ës. Pra të rrish afërsisht më shumë se një vit dhe t'i mbash atë aktin e ekspertimit aty dhe provat kanë qenë aty dhe ti pret në limitin kohor të hetimit të një vepre penale, sepse në 4 apo në 10 dhjetor parashkruheshe e vitit 2025. Kjo për mua nuk është hetim, por është një tërheqje zvarrë e dosjes deri në limitet e fundit të të kohës dhe që padyshim pastaj bën dhe ato kalkulimet e tjera me masat e sigurisë, që dhe ato dështuan dhe që sot jemi në në pikën ku Belindën e kemi të pandehur, por nuk e kemi ë të arrestuar. Ka masën ndalimin e daljes jashtë shtetit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco