Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për avokatin mashtrues Idajet Beqiri.
Ai ka postuar pjesë të dosjes së tij kur është dënuar për falsifikim qysh në kohën e komunizmit.
“Për ata që kanë qef të lexojnë ja tek keni dëshmi dhe vendim gjykate”, shkruan Malltezi duke postuar në postimin e tij pjesë të dosjes së Beqirit.
Mesazhi i plotë
Po shoh se Idajet Beqiri paska qenë spiun në komunizëm ndaj e kanë bërë kryetar gjykate nga punëtor pa shkollë.
Ai është dënuar për falsifikim qysh në komunizëm dhe me pas për çdo aferë të mundshme deri në terrorizëm. Për ata që kanë qef të lexojnë ja tek keni dëshmi dhe vendim gjykate.
© SYRI.net