Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

VIDEO/ Goxhaj: Edi Rama ka investuar gjithçka në Izrael që të kërkojë mbështetje ndërkombëtare

22:21, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krasta në SYRI TV, ka lëshuar deklarata të forta lidhur me situatën e Edi Ramës dhe marrëdhëniet me SHBA.

Sipas tij, Rama prej më shumë se një viti ka investuar kapital politik dhe diplomatik në marrëdhëniet me Izraeli, me synimin për të siguruar mbështetje në një kontekst presionesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Goxhaj u shpreh se, në një periudhë të caktuar, përfshirë një afat 90-ditor për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka qenë në fokus të zhvillimeve të lidhura me hetime dhe procese institucionale, ku përmendi edhe rolin e SPAK. Sipas tij, këto procese u ndalën në momentin kur situata ndërkombëtare u përshkallëzua me konfliktet në Lindjen e Mesme.

Në analizën e tij, aktivisti thekson se Edi Rama përballet me sfida në raport me disa aktorë ndërkombëtarë, duke përmendur marrëdhëniet me Turqia dhe Gjermania, si dhe çështje strategjike si zhvillimi i infrastrukturës portuale në vend.

‘Edi Rama ka prej një viti që investon gjithë kapitalet e veta politike, ndërkombëtare në Izrael që të ketë garanci Tel Avivin ëh për të shpëtuar nga Uashingtoni, pasi ka qenë në target të Uashingtonit. Në muajin dhjetor ka qenë një afat 90 ditor, i përcaktuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Rama ishte në target dhe menjëherë pamë SPAK-un se si kishte filluar të vepronte me Belindën, me Ramën dhe me gjithçka tjetër, e cila i gjithë procesi ndaloi.

Ndaloi pikërisht sapo do fillonte lufta.

Arsyeja pse ndaloi sapo do fillonte lufta, është sepse Rama ka ofruar Shqipërinë në Izrael, për të qenë Izraeli i ri i shoqërisë së hapur në Ballkan. Ky është projekt shumëvjeçar i familjes Soros, i cili në një moment të caktuar do aktivizohej.

Ju kujtoj shtetin Bektashi që ishte një projekt i shërbimeve inteligjente izraelite, që u hesht për të një vit pasi administrata e refuzoi, dhe vetëm para katër ditësh na u ngjall prapë Baba Mondi me teorinë e shtetit Bektashi pikërisht në momentin kur Rama ndihet i mbrojtur nga një luftë.

Pse ndihet Rama i mbrojtur nga një luftë?

Pasi lufta në Lindjen e Mesme ka ndryshuar prioritetet kudo, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ëh tashmë ambasada amerikane dhe SPAK-u, që është shefi me varësin në varësi, nuk mund të ketë më prioritet as Belindën, as Ramën, asgjë. Sepse prioritetet është lufta e Amerikës në Lindjen e Mesme dhe kjo përcakton edhe aleatët, edhe grupet potenciale dhe Izraeli, Izraeli është mbrojtur nëpërmjet, presidenti vetë, por presidenti amerikan vetë, po edhe nëpërmjet sekretarit të luftës, Hegseth, edhe natyrisht vetë e ka thënë, gjithashtu Rubio ka thënë që lufta do të përfundojë relativisht shpejt për shkak të kompleksitetit të saj.

Rama tashmë ka tre armiq të mëdhenj, është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cila është në një dilemë në raport me Ramën për shkak të raporteve që Rama ka me Izraelin.

Është Turqia, që është Erdogani, që ndihet i tradhtuar pasi i gjithë investimi ushtarak i Turqisë në Shqipëri prej vitit '92 e deri më sot, ku Pashalimani ka qenë një nga pikat kryesore, i ka kaluar dhuratë Ramë, nga Rama një përfaqësues i shërbimeve izraelite, quhet Roni Yefet, që ka ndërtuar një kompani me të gjitha asetet e Turqisë të marra, të vjedhura si të thuash nga Turqia.

Dhe kemi Gjermaninë, e cila e konsideron Shqipërinë një rrezik real në stabilitetin rajonal, ku rasti i portit të Durrësit, që shkatërrohet një nga portet e rëndësishme gjeopolitike të rajonit, pasi në gjeopolitikë nuk ka rëndësi sa të madh e ka një port, po çfarë kapaciteti ka një portë dhe Shqipëria përfundimisht do jetë pa portë fare, do të ketë një portë minimalist nga ato të Malit të Zi të voglat ka kthyer Shqipërinë në një target. Kush shpëton Rama nga gjithë kjo gjë?

Në momentin që mbaron lufta, ne nuk e dimë si do mbarojë ajo luftë. Do mbarojë me një marrëdhënie të ngushtë Amerikë-Izrael, do mbarojë me një konflikt të Amerikës me shumë shtete që e braktisën dhe shumë shtete që ëh ishin aktive. Ne këtë do ta kuptojmë nga mënyra si do mbarojë lufta. Ka mundësi që kjo luftë të mbarojë në dëm të Izraelit dhe unë këtë mendoj që ka shumë gjasa të ndodhë dhe kjo mund t'ia zhvishte Ramën nga mbrojtja që ka’, u shpreh ndër të tjera Altin Goxhaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco