Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

‘Fratelli d’Italia’ në Tiranë - Përfaqësuesi Adilardi: Garant për Shqipërinë në BE...

21:08, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, "Fratelli d'Italia", ka zgjeruar zyrtarisht veprimtarinë e saj duke hapur një degë në Tiranë.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, përfaqësuesi i saj,Massimiliano Adilardi, ka shpjeguar arsyet dhe objektivat e këtij zgjerimi, duke theksuar se lëvizja synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Adialardit, hapja e zyrës në kryeqytetin shqiptar vjen në një moment vendimtar, kur Shqipëria ndodhet në prag të integrimit evropian. "Është shumë e rëndësishme të kemi një pikë referimi këtu, si për italianët ashtu edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë," deklaroi ai, duke shtuar se partia e tij do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare dhe për të ofruar kontributin e saj në këtë proces.

Duke iu referuar lidhjeve historike mes dy kombeve, Adilardi e cilësoi Italinë si një "garant" për Shqipërinë në Evropë.

Në aspektin politik të brendshëm, përfaqësuesi i "Fratelli d'Italia" sqaroi se partia e tij nuk do të kufizohet në dialog vetëm me të djathtën shqiptare, siç mund të pritej nga një forcë e së njëjtës familje ideologjike.

Përkundrazi, ai theksoi se do të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. "Qëllimi ynë është të lehtësojmë Shqipërinë në këtë rrugëtim. Do të dialogojmë me të gjitha partitë," tha Adilardi, duke shtuar se ndërsa komunikimi me të djathtën mund të jetë më i lehtë, dialogu nuk do të mungojë me asnjë forcë politike, përfshirë edhe të majtën.

Për ne është shumë e rëndësishme të kemi raporte me Shqipërinë edhe në prag të hyrjes së Shqipërisë në Evropë, në BE. Kështu që është e rëndësishme të kemi një pikë referimi këtu, qoftë për italianët, por edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë. Kështu që është shumë e rëndësishme për ne të vendosim këtë pikë referimi si pikë referimi dhe jemi në dispozicion për të bashkëpunuar qoftë me institucionet italiane, por sigurisht dhe me ato shqiptare për të sjellë kontributin tonë që do të jetë shumë e rëndësishme tash për Shqipërinë sepse po hyn në Evropë. Kështu që duam të japim kontributin tonë.

Shqipëria për ne është një vend mik, një vend ku ne ndodhemi sigurisht, gjendemi shumë mirë, gjendemi gjithmonë mirë. Jemi sikur ndodhemi në Itali dhe sipas meje kemi bërë këtë zgjedhje sepse sipas nesh ishte e rëndësishme të ishim këtu dhe të kontribuonim, meqenëse Italia duhet të jetë si garantë për Shqipërinë në Evropë, sepse raportet tona janë prej shekujsh, pra gjithmonë me Shqipërinë, me arbëreshët. Edhe Via Egnatia që na lidh, pra raportet tona janë historike, pra sipas nesh është shumë e rëndësishme që të jemi këtu.

Një prej arsyeve për të cilat ne kemi ardhur këtu edhe për të lidhur marrëdhëniet. Me qeverinë Meloni, një qeveri e djathtë në Itali, na u duk po themi momenti i duhur, i përshtatshëm për të rilidhur marrëdhëniet me të djathtën, por edhe sigurisht për të dialoguar me të gjitha partitë, që sigurisht qëllimi ynë është pra sigurisht të lehtësojmë Shqipërinë në tërësi në këtë rrugëtim, në hyrjen në një kontekst evropian edhe me ligjet, legjislacioni që do të ndryshojë në mënyrë shumë të rëndësishme në vend, përveç edhe investimeve që do të ketë. Pra duke qenë një qeveri e djathtë, kjo mund të favorizojë të gjitha investimet që janë lajmëruar po themi, së shpejti do të jenë, do të hyjnë në fazën ekzekutive dhe pra do na afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me Italinë dhe Italinë me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Evropën. Kjo pra po themi është kjo pikëlidhje.

Ne tani jemi duke filluar bisedat e para. Unë tani po mbaj marrëdhëniet qoftë me të djathtën por edhe me partitë e majta për të kuptuar paksa edhe se si është mjedisi politik, si mund të arsyetojmë pra në këtë mjedis politik, sipas nesh gjëja e rëndësishme është nëse ka probleme që duhen zgjidhur si në këtë vend, ashtu sikurse dhe në Itali. Por gjëja e rëndësishme është që nuk do të mungojë dialogu. Pra duhet të flasim gjithmonë. Sigurisht ne jemi një parti e djathtë kështu që flasim më lehtësisht edhe me të djathtën sigurisht, por ashtu sikurse dhe në Itali, sigurisht duhet mbajtur një marrëdhënie po themi e përzemërt dhe ballafaqimi mbi disa çështje, tema të ndryshme sepse kemi ide të ndryshme.

 E djathta ka ide të ndryshme nga e majta, por sidoqoftë gjithmonë duhet të përpiqemi të gjejmë një sintezë. Gjithmonë këtë e bëjmë me një frymë bashkëpunuese me Shqipërinë, sigurisht duke mbrojtur dhe duke çuar përpara vlerat tona. Unë do ta merrja edhe më gjerë po themi, në kuptimin, nuk e di nëse në sistemin tuaj ekziston mundësia për bërjen e referendumeve, mbajtjes, ose janë bërë ndonjëherë. Referendumet janë një mjet shumë i rëndësishëm sepse afrojnë politikën me popullin, me të vërtetë. Dhe është e sigurt që në disa raste si kjo, ka çështje, tema që janë dhe shumë të vështira për t'u kuptuar për njerëzit dhe kështu që ka një vështirësi në Itali, sidomos sepse përpiqet të arrihet një konsensus i lehtë dhe jo një vizion që ashtu sikurse e përfaqëson presidentja jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco