Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Ilir Meta uron Kosovën për ndeshjen historike ndaj Turqisë

Ilir Meta uron Kosovën për ndeshjen historike ndaj Turqisë

20:59, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish‑presidenti i Ilir Meta ka uruar sot Kombëtaren e Kosovës përpara ndeshjes vendimtare kundër Turqisë për një vend në Botërorin 2026. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Meta shkroi se “sot të gjithë jemi në ‘Fadil Vokrri’ për të mbështetur dardanët tanë që po lartësojnë Kosovën në mbarë botën dhe që kanë me vete një komb të tërë.”

Në mesazhin e tij ai shprehu besimin se loja e sotme është më shumë se një sfidë sportive është një moment që bashkon shqiptarët në një festë të përbashkët dhe simbol të krenarisë kombëtare, teksa Kosova kërkon një arritje historike në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja Kosovë‑Turqi luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina dhe është një nga momentet më të mëdha sportive në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, me mundësinë e kualifikimit për herë të parë në një Kampionat Botëror të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco