Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Edi Ramës dhe deklaratës së këtij të fundit, të bërë pasditen e sotme në një takim me PS-në në Tiranë.
Bardhi shkruan se, Rama po qelb Shqipërinë nga korrupsioni dhe 500 mijë votuesit demokratë nuk janë ‘hale’, por qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që po i vjedh çdo ditë.
Reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit:
Një përgjigje e detyruar për Kryeministrin e m....
Mbi 500 mijë votues nuk janë ‘hale’. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.
Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri.
Por për dikë që e ka kokën në m... nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale. Turp!
© SYRI.net