Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Hetimi ndaj Ramës/ ‘S’pres asgjë nga amerikanët’, Burimi: Presion tek evropianët për të vënë në lëvizje SPAK!

Hetimi ndaj Ramës/ ‘S’pres asgjë nga amerikanët’, Burimi: Presion tek evropianët për të vënë në lëvizje SPAK!

18:57, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hetimi i një Kryeministri në detyrë në Shqipëri jo vetëm që është i pamundur, por është edhe shenjë e një mungese demokracie funksionale, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera.

Në një intervistë për ‘Task Force’ në Syri Tv, analisti Genci Burimi tha se mungesa e  një standardi të lartë llogaridhënieje, krijon një kontrast të thellë me situatën në Shqipëri.

Sipas atij, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka në dorë të gjithë elementët e nevojshëm për të hetuar dhe çuar përpara dosje të rëndësishme, përfshirë ato që mund të lidhen me kryeministrin Edi Rama.

Por përtej hezitimit, ekziston një perceptim se SPAK mund të jetë në pritje të një "drite jeshile" apo një urdhri nga partnerët ndërkombëtarë, si Uashingtoni apo Brukseli.

Burimi thotë se Shtetet e Bashkuara veprojnë kryesisht bazuar në interesat e tyre primare, siç është lufta kundër karteleve të drogës që prekin sigurinë e tyre, dhe jo domosdoshmërisht për të forcuar vlerat demokratike.

Parë në këtë këndvështrim, nëse interesat amerikane mund të garantohen përmes një marrëveshjeje me pushtetin aktual, atëherë thekson Burimi, ndëshkimi i korrupsionit të nivelit të lartë mund të kalojë në plan të dytë.

Çfarë bën SPAK-u? Kam përshtypjen se sot ky SPAK i ka të gjithë elementët në dorë, të fillojë hetimin edhe biles ta mbyllë dosjen e Edi Ramës, ekzakt siç ka bërë drejtësia izraelite me Netanyahun. Por, i bien qark e qark se mbase edhe këta të SPAK-ut presin një urdhër apo presin një dritë jeshile ndërkombëtare, nga Uashingtoni apo nga Brukseli.

Jam tashmë amerikano-skeptik. Në qoftë se ti më nxjerr këtë argument të karteleve, domethënë që interesi primar i amerikanëve që nuk e fshehin, as në Venezuelë, as në Iran, se jo më në Shqipërinë. Interesi i tyre primar është që kartelet e drogës mos të dëmtojnë amerikanët. Edhe nëse gjendet një zgjidhje me Edi Ramën, atëherë pse ta prekin Edi Ramën ata?

Nëse ndërkombëtarët nuk vënë në plan të parë interesin e tyre, por vlerat e demokracisë. Atëherë ndryshon gjëja. Dhe unë këtë s'e pres nga ky Uashington, se ky Uashington më thotë copë sot. Atje ku kam interesa veproj, atje ku s'kam nuk veproj. Këtë e pres nga europianët, se këta vënë në dukje vlerat. E para, e dyta, janë këta europianë sot që tremben nga Kali i Trojës. Amerikanët s'tremben nga Kali i Trojës.

Amerikanët e panë që sot Europa s'më ndihmon. Patjetër. Qershor, Trump do lajmërohet te samiti i NATO-s do të thotë Trump, bye bye NATO-s. Kështu që unë s'pres nga amerikanët. Dhe prandaj duhet presion tek ndërkombëtarët europianë, kur do veprojë ky SPAK.

Mua më ngjason kjo e sotmja e SPAK-ut, ekzakt si me Erion Veliajn dhe të shoqen, që shkonin  përdornin vila, thoshte nuk është vila ime, e kujtohet? Pra janë mbledhur kaq shumë të dhëna, kur këto dosje do kalojnë si në Izrael, pas hetimit, do kalojnë në gjykim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco