Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka uruar fitore Kosovës në ndeshjen e sotme me Turqinë që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, dhe do të vendoset se cila prej skuadrave do të shkojë në kampionatin botëror të futbollit në SHBA-Kanada-Meksikë.
‘Kosova në Uashington, si përfaqësuese e kombit, do të ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar’. tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin tonë kombëtar të Kosovës. Është një ndeshje historike sonte.
Pyetje: Ku do ta shihni zoti Berisha? Në banesë apo?
Sali Berisha: Në banesë. Aty e kam. Në banesë do ta shoh, por do ta shoh, sepse domethënë është një moment i jashtëzakonshëm. Kosova në Uashington, si përfaqësuese e kombit, do të ishte një fat i bardhë për çdo shqiptar. Faleminderit.
© SYRI.net