Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Hetimi i SPAK/ Bushkolaj: Vilat luksoze në Palasë dhe premtimet e Ramës zbulojnë skemën e pastrimit të parave në AKSH

18:36, 31/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se hetimet e SPAK-ut mbi AKSH-in kanë zbuluar vila luksoze në Palasë të lidhura me Ergys Agasin, aktualisht në kërkim ndërkombëtar me Ermal Beqirin, përfituesin kryesor të tenderave të AKSH-it, dhe një vilë që dyshohet se i përket drejtoreshës së AKSH-së, Mirlinda Karçanaj.

Ai shtoi se ndërkohë që SPAK ka sekuestruar disa pasuri, procesi nuk ka shkuar drejt konfiskimit përfundimtar, duke krijuar boshllëk që favorizon heshtjen dhe mbrojtjen e interesave të pushtetit. Bushkolaj nënvizoi se Kryeministri Edi Rama, në një takim urgjent me punonjësit e AKSH-it, premtoi rritje rrogash dhe ngritje në detyrë, për të kontrolluar institucionin dhe për të mbrojtur status quo-në. 

Gazetari u shpreh se, kjo tregon një problem të madh jo vetëm ekonomik, por edhe politik, duke reflektuar lidhjet e pushtetit me zyrtarët e përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Pjesë nga deklarata:

Nga të gjitha lëvizjet e para, kemi të konfirmuar së pari aksionin që u zhvillua në një prej komplekseve rezidenciale në Palasë, një nga komplekset më të shtrenjta në Shqipëri, ku të paktën sipas hetimeve të SPAK-ut dhe burimeve të tjera, janë vilat e tre prej personazheve kyç të kësaj historie: Ergys Agasi, tashmë në kërkim ndërkombëtar; Ermal Beqiri, përfituesi më i madh i tenderave të AKSH-it; dhe një vilë tjetër që rezulton në emër të një personi tjetër, por agjentët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK-ut dyshojnë se bëhet fjalë për vilën e zonjës Mirlinda Karçanaj, drejtoreshës së AKSH-it.

Ky zbulim vjen në të njëjtën kohë që, sipas prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së, është fshehur edhe një vilë tjetër në zonën e Golemit, po në zonën e Qerretit. Këto të dhëna janë kryqëzuar edhe me dëshmitë e Daniel Shimës. Duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për ish-drejtorë, ish-zëvendësdrejtorë në AKSH dhe një nga personat e përfshirë në historinë e rrëmbimit dhe zhdukjes, që nuk u zbulua kurrë plotësisht se çfarë ndodhi. Nga kjo situatë duket se lind bashkëpunimi ekonomik.

Ndërkohë, përveç këtyre vilave të zonjës Karçanaj, e cila, sipas argumentit kryesor, jetonte me qira, por që mbronte kryeministri Edi Rama, duhet të kemi parasysh se në deklaratën e saj të pasurisë rezulton se ishte bashkëpronare me bashkëshortin e saj i katër apartamenteve dhe një ullishte prej 1,500 metrash katrorë. Por përtej kësaj, duhet të kuptojmë se si po zhvillohen gjërat. Duket sikur kemi të bëjmë me një lojë shahu.

Kryeministri Edi Rama del në një ditë shumë të rëndësishme, pasi atë ditë mbahej një manifestim i rëndësishëm në Kosovë, në mbrojtje të krerëve të UÇK-së. Kryeministri, i cili kishte qenë një ditë më parë atje, zgjodhi të vinte me urgjencë në Tiranë dhe të mblidhte punonjësit e AKSH-it, ku u premtoi rritje rrogash dhe ngritje në detyrë, me kushtin e vetëm që të heshtnin.

Nga ana tjetër, duket se prokuroria po vihet në lëvizje dhe po fokusohet tek thelbi i problemit: pasuritë. Duhet të kemi parasysh se zyrtarët e korruptuar, ndryshe nga pjesa tjetër e trafikantëve të drogës, e kanë të vështirë të investojnë jashtë vendit për shkak të garancive që kanë dhe zakonisht paratë e përfituara nga skemat e dyshimta investohen brenda Shqipërisë. Kjo për shkak të bashkëpunimit me kadastrën, tatimet dhe institucionet e tjera mbikëqyrëse. Nuk është vetëm ndërtimi; është edhe turizmi dhe call center-at. Sipas detajeve që dalin çdo ditë, është e vështirë të identifikosh të gjitha fushat.

Një fushë tjetër që po denoncohet, madje edhe nga opozita, lidhet me futbollin dhe klubet e tij. Pra, fenomeni është gjithanshëm i përhapur dhe sot mund të themi se ekonomia shqiptare është kthyer në një eksperiment sa i përket pastrimit të parave. Investimet nuk bëhen në biznese që gjenerojnë të ardhura apo punësim, por në biznese pasive, si sektori i ndërtimit dhe disa të tjerë.

Pyetja mbetet: a do të shkojë SPAK deri në fund të hetimeve? Deri tani SPAK ka çeduar në pjesën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, një alarm që ngrenë edhe partnerët ndërkombëtarë. Ata thonë se bëhen operacione të përbashkëta dhe identifikohen pasuri, por mbetet vetëm në kuadrin e sekuestrimit, pa shkuar deri tek konfiskimi, dhe pa u kthyer në të mira për publikun.

Tani që kemi diçka konkrete, përballemi me një kryeministër që gënjen hapur qytetarët ose, më saktë, tallet me ta. Për të kuptuar hallet e kryeministrit, duhet ta dëgjosh se çfarë flet. Ideja është se fenomeni nuk ndodh vetëm në Shqipëri; kartele droge, korrupsion dhe krim janë kudo.

Nga ana tjetër, kryeministri ftonte sipërmarrësit dhe investitorët që të investonin në Shqipëri me idenë se do rritej vlera e pronës. Ndërkohë që ndodhin operacione të partnerëve ndërkombëtarë dhe lejet për kullat po anulohen, kryeministri duket i shqetësuar për apartamentet e pashitura dhe garancitë që u ka dhënë investitorëve. Ai duket i gatshëm të sakrifikojë buxhetin e shtetit për këtë.

Por ekziston një paradoks: ndërsa kryeministri ankohet se pronat nuk shiten, Banka e Shqipërisë pretendon se pronat po shiten dhe blihen nga investitorë të huaj. Për ironi të fatit, vendi që udhëheq listën e investitorëve të huaj është Holanda, e cila ka diasporën më të vogël, por numrin më të madh të kompanive offshore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco