Patronazhistët hidhen në sulm në diasporë/ Rama: Me kujdes se atje ka ligj

Patronazhistët hidhen në sulm në diasporë/ Rama: Me kujdes se atje ka ligj

09:06, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të shtunë, Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës.

Një nga pikat kryesore të vendimeve do jetë ai për zgjerimin e rrjetit të patronazhistëve edhe në diasporë.

Sipas projektvendimit, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në 5 shtete, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve: si Italia, Greqia, Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Një nga pikat e projektvendimit synon evidentimin dhe krijimin e një baze të dhënash të anëtarëve dhe përkrahësve të PS jashtë vendit.

Për këtë u lihet detyrë strukturave vendore të partisë në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat bazuar në kontaktet e regjistruara gjatë fushatës së fundit zgjedhore duhet t’i rikontaktojnë dhe t’i informojnë për afatin e regjistrimit si anëtarë apo përkrahës të PS në këto vende.

Kujtojmë se çështja e patronazhimit është kritikuar gjerësisht nga kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare.

Duke e ditur se kjo çështje trajtohet me seriozitet në vendet e huaja, Rama u ka kërkuar patronazhistëve të tij të bëjnë kujdes pasi në Perëndim funksionon ligji.

Për këtë arsye, në projektvendim thuhet se regjistrimi në këtë database duhet të kryhet sipas parimeve të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco