Çmimi i naftës ka kapur një tjetër rekord historik, duke arritur në 220 lekë për litër në pikat e karburantit në vend, një rritje skandaloze që ka rënduar ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë. Eksperti dhe gazetari Bardhi Sejdarasi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv.
Ai deklaroi se çmimi i naftës u rrit pa patur asnjë lloj furnizimi nga firmat me çmimin e rritur nga tregu ndërkombëtar pas fillimit të luftës në Iran.
Sejdarasi: Lufta kishte dy ditë që kishte filluar. Në e rritëm çmimin në ditën e dytë. Unë pyeta në Drejtorinë e Përgjithshme të doganave, u thashë: më tregoni cilat kompani kanë sjellë naftë këto dy ditë, këto pesë ditë këto 7 ditë. Asnjë kompani nuk kishte sjellë naftë. Pse u rrit çmimi. Kur s’kishte zhdoganim. Pse u rrit ky çmim kur ndërkohë nuk ka ardhur ajo nafta e rritur. Pra këtu është çështje e kontrollit.
© SYRI.net