PD Itali, Doda nga Roma: Diaspora shqiptare mbush Parlamentin italian, 22–23 marsi vendimtar për votën!

PD Itali, Doda nga Roma: Diaspora shqiptare mbush Parlamentin italian, 22–23 marsi vendimtar për votën!

10:32, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koordinatori i Forza Italia për komunitetin shqiptar, njëherësh edhe koordinator i PD për shqiptarët në Itali, Bardhok Doda, falënderoi mbi 200 shqiptarë për pjesëmarrjen në aktivitetin e zhvilluar në Itali, duke e cilësuar një moment krenarie dhe bashkimi.

Takimi i Diasporës në Parlamentin Italian u organizua nga Erika Mazzetti dhe Bardhok Doda, ndërsa folës ishin Denise Beqiri, Berti Çoku, Lindita Bimi dhe Bardhok Doda.

Ai e cilësoi historike hapjen e Parlamentit italian për komunitetin shqiptar, dhe bëri thirrje për mobilizim dhe votë më 22–23 mars, “për bashkim dhe demokraci”.

‘Le të ecim përpara së bashku, të bashkuar, me vendosmëri. Dhe të gjithë së bashku, më 22 dhe 23 mars, duhet të shkojmë dhe të votojmë PO’, shkruan Doda në mesazhin e tij drejtuar komunitetit shqiptar në Itali.

Reagimi i plotë:

Dyqind mijë falënderime.

Faleminderit për ju, mbi dyqind motra dhe vëllezër, që na nderuat me praninë tuaj. Jam krenar për ju; jam krenar për popullin tim shqiptar.

Një falënderim i përzemërt shkon edhe për autoritetet e nderuara të pranishme: të nderuarën Erika Mazzetti, promotore e këtij organizimi; të nderuarin Alessandro Cattaneo; të nderuarin Alessandro Battilocchio; senatorin, gjithashtu kryetar i grupit në Senat, Maurizio Gasparri; nënkryetarin e Dhomës së Deputetëve, të nderuarin Giorgio Mulè; zëvendësministrin e Drejtësisë, të nderuarin Paolo Francesco Sisto; kryetarin e grupit parlamentar, të nderuarin Paolo Barelli. Një falënderim vëllazëror për vëllain tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Dr. Pepe Leoni.

Gjithashtu, dua të falënderoj sekretarin tonë kombëtar, Antonio Tajani, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Italisë. Një falënderim për të gjithë anëtarët e Forza Italia.

Një falënderim të përzemërt edhe për “mbretëreshën” e gazetarisë italiane, Anna La Rosa.

Dje ishte një ditë historike: për herë të parë, Parlamenti italian hapi dyert e tij për komunitetin shqiptar. Një sinjal i fortë, një gjest që na mbush me krenari dhe mirënjohje.

Faleminderit, Itali! Faleminderit popullit italian për mikpritjen tuaj. Faleminderit popullit shqiptar, që na nderon çdo ditë; kjo tregon vlerësimin që diaspora ka për atdheun. Faleminderit për gjithçka që vazhdoni të bëni.

Le të ecim përpara së bashku, të bashkuar, me vendosmëri.

Dhe të gjithë së bashku, më 22 dhe 23 mars, duhet të shkojmë dhe të votojmë PO.

Një përqafim vëllazëror për të gjithë, dhe shihemi herën tjetër, gjithmonë e më të bashkuar, gjithmonë e më të fortë.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

Zoti e bekoftë popullin italian.

Rroftë demokracia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco