Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Shehu: Maxhoranca miratoi në 'ilegalitet' një rezolutë të dyshimtë për Iranin

Shehu: Maxhoranca miratoi në 'ilegalitet' një rezolutë të dyshimtë për Iranin

17:43, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Tritan Shehu, u shpreh se maxhoranca ka miratuar në mënyrë të nxituar dhe në kundërshtim me rregullat një rezolutë të paplotë për Iranin.

Sipas tij, kjo nismë është bërë pa transparencë dhe pa përfshirjen e duhur institucionale, duke lënë jashtë elementë thelbësorë të situatës.

Ai thekson se përmbajtja e saj krijon dyshime mbi qëndrimin real dhe seriozitetin e kësaj nisme.

Postimi:

Maxhoranca miratoi ne „ilegalitet“ nje Rezolute gjysmake, te dyshimte per Iranin!

Reflektim.

Rezoluta e Kuvendit te Shqiperise per denoncimin e Iranit, si vend perhapes i terrorizmit e destabilizues ne ate Rajon, duhet te ishte realizuar me transparence, me diskutim në Komisionin e Jashtem, nga te gjithe, te ishte aktuale dhe e plote!

Disa here kemi kerkuar nje qendrim te qarte te Kuvendit tone ndaj asaj, qe po ndodh ne ate Rajon si pasoje e terrorizmit, kryesisht te sponsorizuar prej Iranit.
Rrezikut te gjere qe mbartin keto veprime. Rrezikut madhor, qe do te krijonte armatosja berthamore e atij rregjimi.

Urrejtjes fetare, etnike e agresionit, qe kerkon te perhape ai rregjim ajatullahesh, kriminal edhe per popullin e tij, midis vendeve te tjera, vecanerisht per Izraelin.
Elemente keto, qe jane ne themel te veprimeve ushtarake te ShBA me Izraelin, me qellim konsolidimin e paqes e stabilitetit aty, duke u bere kryefjala e aktualitetit.
Elemente keta, qe mungojne per aresye te pa qarta ne ate “rezolute” okulte.

Prandaj ishte e domosdoshme qe ajo “rezolute”, te permbante edhe keto nocione:

1- Solidarizimin e plote me inisiativen ushtarake, qe po zhvillohet nga ShBA e Izraeli kunder rregjimit iranian e terrorizmit te lidhur me ate.
2- Theksimin e rrezikut te armatosjes berthamore te atij rregjimi terrorist.
3- Denimin e perhapjes se urrejtjes etnike e fetare nga ajatullahet ne ate Rajon.
4- Denimin e shtypjes kriminale te popullit te Iranit nga ai rregjim.
5- Denimin e “strategjise” se agresionit e perhapjes se konfliktit te Iranit ne Rajon.
6–Denimin e perdorimit te “naftes” si arme lufte dhe bllokimin e levizjes ne Ngushticen e Hormuzit nga ai rregjim.
7- Njohjen nga Qeveria e Shqiperise si organizata terroriste jo vetem te Hezbollah, por edhe te tjerave proxi te Iranit si:

—Hamasi, i njohur si i tille nga BE prej vitit 2003 dhe nga ShBA prej 1997.

—Houthi, i njohur si i tille nga ShBA prej vitit 2024.

Fatkeqesisht, per qellime ambigue, Rilindja me shpejtesi, pa u konsultuar, jashte rregullores, miratoi ate “gjysem” Rezolute, qe per menyren e pregatitjes e mungesat thelbesore, krijon boshlleqe dhe dyshime!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco