Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Regjimet po ‘lëkunden’, por popujt i shembin ata’/ Shehu: E lexuam edhe ‘Manifestin Rama-Vuçiç’

‘Regjimet po ‘lëkunden’, por popujt i shembin ata’/ Shehu: E lexuam edhe ‘Manifestin Rama-Vuçiç’

08:45, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se regjimet po lëkunden, por janë popujt ata që i shembin ato.

Në postimin e tij në Facebook, Shehu thekson se frika e regjimeve është e lexueshme.

Ndërsa i referohet shkrimit të Ramës dhe Vuçiç dhe shkruan se “ata kërkojnë të bashkëpunojnë, të mbështesin njëri-tjetrin. E lexuam këtë edhe në Manifestin Rama-Vuçiç”.

Gjithashtu Shehu ndalet edhe te konfliktet e fundit në Lindjen e mesme, ndërsa thekson se “goditja që po i bëhet Iranit nga SHBA është një shpresë e madhe për atë popull të masakruar nga ai regjim”.

Postimi i plotë:

Regjimet po “lëkunden”, por popujt i shembin ata!

Havana në errësirë të plotë, edhe regjimi i Kubës në krizë të fortë, njerëzit aty po ngrihen!

Regjimi i ajatollahëve nën goditjen e SHBA.

Një shpresë e madhe kjo për atë popull të masakruar nga ai regjim.

Një shpresë dhe sinjal ky për fundin e sistemeve autokratike e antidemokratike në botë?!

Një ripërsëritje e fundit të viteve ’80 e fillimit të atyre ’90?

Sidoqoftë, njerëzit duhet të “zgjohen”, vetëm ata mund të groposin regjimet në lëkundje kudo tashmë!

Koha është e favorshme, ngjarjet po precipitojnë.

Frika e regjimeve është e lexueshme, ata kërkojnë të bashkëpunojnë, të mbështesin njëri-tjetrin.

E lexuam këtë edhe në “Manifestin Rama-Vuçiç”.

Por ata harrojnë se “bashkimi” i njerëzve është shumë herë më i fortë se “aleancat” e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco