Kryeministri Edi Rama është parë i tensionuar teksa largohej nga takimi me deputetët e qarkut dhe drejtues të pushtetit vendor sot pasdite në Vlorë.
Takimi mësohet se zgjati rreth një orë.
Në video duket Rama duke iu drejtuar dikujt me zë të lartë dhe gjeste me duar tregues të nervozizmit.
Ndërkohë, Rama është shfaqur i tensionuar edhe në ditët e fundit, pas përplasjes që pati me gazetarët gjatë një konference për shtyp. Gjatë debatit, gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u nxorën jashtë sallës pas replikave me kryeministrin.
© SYRI.net