Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

PD ndryshon strategji, Boçi: Deputetët në bazë jo vetëm për protesta, por me alternativa konkrete!

PD ndryshon strategji, Boçi: Deputetët në bazë jo vetëm për protesta, por me alternativa konkrete!

19:59, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj opozitar përmes një strategjie të re dyplanëshe: përballje me qeverinë dhe riorganizim të thellë të strukturave të brendshme.

Në një intervistë për edicionin qendror në Syri Tv nën moderimin e Armela Ferkos, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se pjesë e kësaj lëvizjeje është edhe vendimi për të bojkotuar seancën e ardhshme parlamentare, ndërsa deputetët do të zbresin në terren me një qasje të re ndaj qytetarëve.

Boçi, shpjegoi se këto vendime synojnë përgatitjen e partisë për çdo skenar zgjedhor, qoftë për zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie teknike, apo për zgjedhjet lokale të ardhshme.

Sipas tij, objektivi kryesor është rritja e komunikimit politik me qytetarët për të ringjallur besimin dhe shpresën, e cila, siç u shpreh ai, ka nisur të rritet si rezultat i aksionit politik të PD-së dhe kauzave qytetare që ajo ka përqafuar.

Boçi theksoi se koha kërkon një ndryshim politik, i cili nuk mund të vijë vetëm si pasojë e presioneve, por si rezultat i drejtpërdrejtë i një aksioni të shtuar politik dhe organizativ të opozitës, duke e lidhur nevojën për këtë ndryshim, me nivelet e papranueshme të korrupsionit qeveritar, të dëshmuara, sipas tij, jo vetëm nga denoncimet e opozitës, por edhe nga hetimet e SPAK dhe raportet ndërkombëtare.

Elementi thelbësor i strategjisë së re është ndryshimi i tipologjisë së komunikimit me bazën. Boçi sqaroi se deputetët demokratë nuk do të jenë më në terren vetëm për të thirrur qytetarët në protesta apo për të shprehur zemërimin e tyre.

Tashmë, misioni i tyre do të jetë edhe paraqitja e alternativave dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e qytetarëve. “Deputetët e Partisë Demokratike nuk duhet të jenë vetëm kritizerë të situatës,” tha Boçi. “Qytetari do zgjidhjen e tij, do zgjidhjen për arsimin, për shëndetësinë, për ekonominë. Krahas evidentimit të problemit, ne duhet të ofrojmë zgjidhjen.”

Vendimet e sotme angazhojnë strukturën e Partisë Demokratike drejt riorganizimit të saj dhe drejt një përgatitje për një situatë opsionale zgjedhore, qoftë kjo që kemi kërkuar nëpërmjet një qeverie teknike, qoftë ajo e zgjedhjeve lokale që është në një distancë gati pak më shumë sesa një vit dhe që patjetër kërkon që partia të ketë pamjen e saj, të rrisë komunikimin politik brenda strukturës së Partisë Demokratike, por të rrisë edhe komunikimin politik me qytetarët për të ngjallur atë besim, shpresë që është në rritje e sipër, që ka ardhur si rezultat i aksionit politik të Partisë Demokratike, kauzave të saj që janë kauza qytetare, të përkthyera në kauza politike dhe që është dëshmuar që Partia Demokratike është një parti e cila ka në bazë të saj interesin qytetar, ka në bazë jo interesin personal thjesht të marrjes së një pushteti, por të marrjes së një drejtimi të arsyeshëm, të logjikshëm, të përgjegjshëm të vendit, sepse vendi ka shumë nevojë për këtë.

Situata politike e kërkon këtë lloj angazhimi, kërkon që Partia Demokratike të jetë shumë aktive deri në arritjen e objektivit, pasi tashmë të gjithë e dimë, të vërtetuar jo thjesht nga denoncimet dhe faktet e Partisë Demokratike, por të vërtetuara nga hetimet e SPAK-ut, të vërtetuara nga qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe informacioneve që vijnë nga ato, të dëshmuara dhe në mënyrën se si Edi Rama kërkon të mbrojë veten e tij dhe e gjithë kjo situatë tregon që korrupsioni ka arritur ato nivele të papranueshme, të pa konceptuara më parë.

Ndryshimi politik nuk mund të vijë vetë, nuk mund të vijë as për shkak thjesht të faktorit ndërkombëtar dhe impostimit të tij të ndryshëm në raport me të shkuarën. Ndryshimi politik vjen si rezultat i rritjes së frekuencës së aksionit politik të Partisë Demokratike, por dhe të organizimit të saj. Prandaj ne ecim në këto elementë që duket sikur janë, domethënë paralel, por në fakt nuk janë të tillë sepse kërkojmë të arrijmë në të njëjtin objektiv. Folësi 1: Shkojnë në një rrugë të tërë. E vërtetë. Shkojnë në një rrugë të tërë. Në vetvete, që ta zbërthejmë dhe pak se unë dua të dalim te këto vendime dhe pastaj të ndalemi tek e tëra, deri tani ne kemi pasur një komunikim në drejtimin e thirrjes së tyre në protestë, reagimit, shprehjes së zemërimit dhe të asaj që ne e themi vazhdimisht që duhet shprehur ky mllef dhe ky gulç qytetar i grumbulluar.

 Dhe vazhdon ky lloj komunikimi, kjo tipologji. Por zoti Berisha ka thënë që duhet dhe një tipologji tjetër, jo thjesht domethënë reagim, protestë, por edhe paraqitje alternative. Pra, deputetët e Partisë Demokratike nuk duhet të jenë vetëm kritizerë të situatës, të asaj situate që qytetari e ndjen në lëkurën e tij dhe e di shumë mirë se çfarë ndodh dhe ndoshta ka nevojë dhe ta dëgjojë nga përfaqësuesit politik, gjë që ne e bëjmë. Por krahas kësaj, qytetari do zgjidhjen e tij, do zgjidhjen për arsimin, për shëndetësinë, do zgjidhjen për ekonominë e tij, do zgjidhje për ndihmën ekonomike, për pagën minimale, për sektorët kryesorë ku duhet ndërhyhet, për TVSH-në, për elementë që ndikojnë në atë që ne e quajmë mirëqenia e qytetarit ose zgjidhja e atyre problemeve të natyrave të ndryshme që janë akute dhe në perspektivë.

Në këtë pikëpamje, ky komunikim nuk është thjesht të shkojë një deputet dhe të shpikë nga vetja se çfarë duhet t'i thotë publikut të tij. Normal, deputetët e zonave i dinë problematikat, i adresojnë ata dhe ndërtojnë edhe rrugën e zgjidhjes. Por njëkohësisht, ju e shihni shumë mirë, Partia Demokratike ka filluar dhe kontaktet me departamentet për të lançuar pikat gjenerale të një programi që është shumë serioz. Pak ditë më parë kemi pasur takim me departamentin e infrastrukturës ë, sepse ka marrë në konsideratë një nga problemet kryesore që është shfaqur si në aspektin korruptiv, ashtu dhe në aspektin e cilësisë së dobët të punimeve. Ka pasur shumë shembje, ka pasur mosmenaxhim, ka pasur dëshmi të gjalla të korrupsionit në mënyrën se si janë marrë paratë e shqiptarëve. Mos harrojmë që kemi pasur dhe një takim me rastin në fakt të festave të 7 marsit dhe aty kemi ndërtuar dhe tezat për arsimin, sepse vazhdimisht mësuesit, nxënësit, prindërit dëgjojnë problemet e ndryshme që lidhen me cilësinë e arsimit, me programet, kurrikulat, me sigurinë në shkolla, por patjetër që presin dhe një zgjidhje. Se dakord, evidentimi është ky, po kush është zgjidhja? Sepse kjo ndërton pastaj edhe besimin.

Ti nuk je thjesht për të thënë që dikush e ka bërë keq, që Rama e ka bërë keq e më keq dhe mënyrën se si është dëshmuar është e papranueshme, por njëkohësisht ti duhet t'i japësh edhe zgjidhjen dhe alternativën. Pra, t'i japim, ky është synimi, t'i japim politikës atë dimensionin, dimensionin njerëzor, atë pamjen njerëzore që vazhdimisht e kemi kërkuar, por s'duhet kërkuar vetëm në retorikë. Në radhë të parë ajo duhet të realizohet në kontaktin e drejtpërdrejtë që përfaqësuesit politikë duhet të vendosin me qytetarët, që vërtet të ndihen që janë të zgjedhur prej tyre dhe që janë zë i tyre, jo vetëm që bëjnë betejë në parlament, jo vetëm që bëjnë betejë bashkë me ta në protestë, por këta njerëz politikë, partia politike, siç është Partia Demokratike, të paska dhe zgjidhjet e saj, zgjidhje që shkojnë në sinkron me këtë interes qytetar që kërkon që të përmirësojë jetën e tij, që kërkon që familjen ta ndërtojë në Shqipëri, që kërkon që fëmijët mos t'i largohen, që kërkon që të ketë siguri, siguri ushqimore, siguri shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco