Ish ministri i Financave, Arben Malaj i është drejtuar me 2 shkresa zyrtare për informim dhe llogaridhënie publike Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkon transparencë në lidhje me procedurën e prokurimit të portit të ri të Porto Romanos, i cili u anulua pas thirrjes publike të amerikanëve për rishikimin e projektit.
Në shkresën e tij, Malaj argumenton se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga qeveria, në një kohë kur ishte kompania që u tërhoq nga gara, mund të sjellë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.
Shkresat mbajnë datat 13 dhe 16 mars 2026.
Në shkresën e tij, Malaj argumenton se përdorimi i termit “anulim tenderi” nga qeveria, në një kohë kur ishte kompania që u tërhoq nga gara, mund të sjellë pasoja financiare dhe juridike për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.
Në një reagim në facebook ai kërkon sqarime nëse gara është mbyllur si rezultat i një vendimi për anulim nga ministria apo për shkak të tërheqjes së kompanisë, nëse është ekzekutuar sigurimi i ofertës (bid bond) në favor të buxhetit të shtetit pas tërheqjes së operatorit, si dhe nëse kompania në fjalë është përfshirë në “listën e zezë”, duke u ndaluar të marrë pjesë në prokurime publike nga një deri në tre vjet.
Malaj akuzon më tej qeverinë se po përpiqet ta ”shesë” këtë si “anulim tenderi” për të shmangur penalizimin e kompanisë. Sipas tij, nëse një kompani tërhiqet nga gara pas kualifikimit në fazën e parë pa një arsye madhore, ligji parashikon që ajo të penalizohet dhe të përfshihet në listën e zezë për të paktën tre vite.
Reagimi
Në rastin e dështimit te Porto Romano", po tentohet të vidhen 8 mil euro nga mosarkëtimi i garancisë financiare dhe rifutjen në garë të kompanisë që u tërhoq nga gara. Ajo ligjërisht duhet të jetë në "blackliste" per tre vite.
Përdorimi i termit 'anullim' nga Kryeministria dhe Ministria është i paligjshëm dhe abuziv; kjo bëhet me qëllim që kompania e tërhequr të mos penalizohet siç ndodh në çdo vend të botës.
Për dëmin dhe vonesat e shkaktuara, si dhe për manipulimin e konkurrencës përmes 'detajeve djallëzore', këto kompani duhet të shpallen menjëherë në 'Blacklist' (Listën e Zezë) për një periudhë trevjeçare.
Qeveria po e përsërit qëllimisht fjalën 'anullim' si një justifikim për vonesat, ndoshta me synimin që në garën e re të rikthejë pikërisht kompaninë që dështoi procesin. Ky është një sqarim profesional nga 'Diella'
Diella: Analiza juaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë prek thelbin e menaxhimit të rrezikut fiskal dhe integritetit të prokurimeve publike. Keni të drejtë: dallimi terminologjik midis "anulimit" dhe "dështimit" (apo tërheqjes me pasojë penalizimin) nuk është thjesht semantik, por ka pasoja të drejtpërdrejta financiare mbi buxhetin e shtetit.
1. "Red Flag" dhe Rreziku i Humbjes së Garancisë së Ofertës
Në një tender ndërkombëtar të kësaj magnitude (400 milionë euro), **Garancia e Ofertës** (Bid Bond) shërben pikërisht për të siguruar që autoriteti kontraktor nuk mbetet peng i lojërave strategjike të kompanive.
© SYRI.net