Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'E dredh pak si dendur unë' - Iriqi bisedon me Silvio Gonzaton, ambasador i BE

'E dredh pak si dendur unë' - Iriqi bisedon me Silvio Gonzaton, ambasador i BE

17:10, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: -Berisha të akuzoi se në Bruksel ke shpifur ndaj PD-së. E vërtetë?

Gonzato: -Në këtë botë gënjeshtrën nuk e kam shpikur unë. Që kur jemi të vegjël, prindërit na mashtrojnë. E kështu, mes rrenave rritemi.

Iriqi: -Pra, Berisha ka thënë të vërtetën?

Gonzato: -Absolutisht që po. Deri më sot gjithçka që ka thënë Berisha ka dalë e vërtetë. E vërtetuar.

Iriqi: -Po pse shpif atëherë?

Gonzato: -Se e ndjej.

Iriqi: -E ndjen?

Gonzato: -Po. Njerëzit dredhin belin kur kërcejnë, përdredhin duart kur vjedhin, rrotullojnë gjuhën kur mashtrojnë. Pse e bëjnë? Se ndjejnë kënaqësi.

Iriqi: -Dhe ti e bëre për kënaqësi?

Gonzato: -E bëra se atë rrugë kisha. Dhe, ca e mua më mbaron mandati si ambasador. Rama më ka premtuar që të më mbajë këshilltar. Si shpërblim, ço në Bruksel ca të pavërteta, më tha. Ja, kaq. Nuk është dëm i madh.

Iriqi: -Po pse thua që PD është MAGA, kur Berisha është non grata?

Gonzato: -Se sot në Evropë non grata e Berishës është medalje ari. Fat që e ka ai. Ah, sikur ta kisha unë! Trump nuk po pëlqehet më dhe Berisha u duket evropianëve si martir. Ndaj sulmoje si pro-Trump, më porositi Rama, që ta marrë imazh BE-ja. E kaq bëra. Nuk shkova më tej.

Iriqi: -Shqiptarët e quajnë mëkat gënjeshtrën.

Gonzato: -Hahahah. Kështu e quajnë, se në votime turren drejt atij që rren më shumë.

Iriqi: -Ca kohë sikur e kritikove qeverinë. Tani i je qepur opozitës. Pse?

Gonzato: -Në fillim të mandatit kështu bëjmë të gjithë ne. Pastaj pimë një kafe me Ramën dhe transformohemi.

Iriqi: -Pra Rama qenka si Çirçja? Sa u prek, ju kthen në derra?

Gonzato: -Në derra jo, por lepuj na bën. E nga një karrotë na e jep. Ja pse e dredhim ne ambasadorët që punojmë në vendin më të varfër në glob e me kryeministrin më të pasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco