Nga Petrit Vasili/
Rama jeton e vepron mbi një trekëndësh të vetëm që është ligësia, hipokrizia dhe padija.
Ai shpalli me vrap se do të bëjë Rezolutë dhe do të shpallë Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin.
Por menjëherë lind pyetja: Po a nuk ishte po ky Rama, që sulmoi dhunshëm ASHRAF-in Kampin e opozitës iraniane në Manzë të Durrësit sepse ishte shqetësuar ky Irani i terroristëve.
Kërkohet me vite nga opozita dhe opinioni shqiptar që Kuvendi të miratojë Rezolutë për të dënuar genocidin serb në Kosovë.
Por Rama nuk e miraton dhe sot e kësaj dite për turpin e faqen e zezë të tij kjo rezolutë që dënon masakrat serbe në Kosovë është bllokuar vetëm prej tij.
Nga ana tjetër bën sikur është shumë i shqetësuar për liderat e UÇK në Hagë, u bë pjesë aktive e projektit për ndarjen e Kosovës, bëri Ballkanin e Hapur me Vuçiçin, beri edhe intervistën e përbashkët me Vuçiçin për fake integrimin në BE.
Është po hipokrit që bën sikur vdiq nga gëzimi për Bordin e paqes të Trump, votonte në OKB dy herë kundër Rezolutave amerikane në OKB.
Është po ky hipokrit që bën sikur mallëngjehet në Izrael në parlamentin izraelit, por votoi kundër njohjes së Jeruzalemit si Kryeqytet dhe voton kundër edhe në OKB për këtë çështje.
Është po ky hipokrit që bënte sikur qante për Ukrainën dhe vuri edhe emrin Ukraina e Lirë një rruge në Tiranë, por kur votoi kundër Amendamentit që unë paraqita në Kuvend ku kërkoja daljen nga Ballkani i Hapur edhe sepse Serbia nuk pranonte sanksionet kundra Rusisë agresore në Ukrainë.
Keto janë disa fakte të pakundërshtueshme të pirostisë me trë këmbë ligësi, hipokrizi dhe padije, ku mbështet kusinë e çorbës së prishur ky antishqiptar dhe antieuroatlantik.
Kushdo nga avokatët e tij të shpëlarë mediatike mund të vazhdojë të dërdëllisë pro tij, por faktet ulërijnë dhe hedhin në tokë çdo avokati.
© SYRI.net