Nga Bislim Ahmetaj/
Edi Rama me vendimin e tij cinik për të mbrojtur me çdo çmim Ballukun, po e çon vendin drejt një konflikti social të pashmangshëm.
Thirrjeve të përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dialog politik ai po ju përgjigjet me "forcën" e 83+3 kartonëve të grabitur në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Vendosja e opozitës në kushtet e veprimeve ekstreme në protestën e lajmëruar për datën 12 Mars është kryekëput vepër e Edi Marres.
Opozita nuk kërkon që të shkoj në burg askush dhe asnjëri që nuk i ka futur duart në xhepat e qytetarëve.
Opozita thjeshtë ka denoncuar në mënyrë sistematike dhe krejt transparente vjedhjet e qeverive socialiste.
Kërkesën për arrestimin e Ballukut, Ahmetajt, Kokës, Beqës, Tahirit and.co e ka bërë gjykata e posaçme dhe prokuroria e posaçme me të cilën deri dje EdiMARRJA krenohej që nga Kuçi ku bënte llogaritë e mandateve dhe deri në Bruksel e Uashington ku krenohej me reformën më drejtësi.
Vjedhjet, korrupsionin dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar i keni bërë me njëri tjetrin në kurriz të qytetarëve shqiptar dhe jo me SPAK-in, GJKKOK-it, apo opozitën.
Qëndrimi i sotshëm i EdiMARRES, për mbrojtjen pa kushte të Ballukut përballë drejtësisë, duhet të alarmoj Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, në mënyrë të veçantë ambasadën e SHBA-së dhe atë të BE-së.
OPOZITA është në të drejtën e saj legjitime dhe hyjnore të udhëheqë dhe mbroj interesin e qytetarëve të vjedhur, të shpërfillur dhe të injoruar tash 13 vite nga një qeverisje antishqiptare.
Protesta e 12 Marsit para Parlamentit është e ballafaquar me riskun e përplasjes me pasoja të paparashikuara midis qytetarëve dhe policisë së shtetit.
Përpara se të ndodhë përplasja sociale mes qytetarëve dhe policisë krerët e opozitës duhet të bëjnë gjithçka që të sensibilizojnë ndërkombëtarët.
Policia e Shtetit nuk duhet t'ja lejoj vetës që të përdoret si mburojë për korrupsionin dhe krimin qeveritar.
Përpara se të flasë revolta e qytetarëve të irrituar duhet të flasë arsyeja e politikanëve dhe institucioneve.
Socialistët që nuk janë pjesë e bandës së EdiMARRËS duhet të marrin përgjegjësi para vetës, familjes së tyre politike dhe vendit.
Mos prisni të arsyetoj EdiMARRJA, atij ja ka mbyllur sytë dhe mendjen pushteti dhe droga.
© SYRI.net