Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka komentuar investigimin e ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’ në lidhje me call centerat.
Spahia shkruan se, ‘tashmë nuk po i vjedhin vetëm shqiptarët por edhe qytetarët italianë dhe europianë’.
Reagimi:
Call centerat që vjedhin qytetarë europianë kontrollohen nga Edi Rama nëpërmjet vëllait të tij.
Denoncimi i Le Iene demonstroi edhe përfshirjen e policisë në ketë aktivitet kriminal, e cila pas denoncimit të emisionit ‘Le Iene’ vetëm njoftonte kriminelët duke shmangur informacionin që kërkonte redaksia italiane.
Tashmë nuk po i vjedhin vetëm shqiptarët por edhe qytetarët italianë dhe europianë. Ky nuk është shtet por thjeshtë një organizatë kriminale.
© SYRI.net