“SPAK thotë se janë shtuar edhe disa fakte të reja penale, çka sipas saj, shtimi i tyre e shton automatikisht sanksionin e veprës por edhe dëmin që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë, nëse pranohet fakti se cdo zgjerim i hetimit mund të konsiderohet rrethanë e re që të kërkojë arresti, atëherë cdo procedim kompleks me sh episode do të përfundonte në paraburgim që do të binte në kundërshtim në raport me proporcionalitetin.
Edhe me shtimin e episodeve të reja të pretenduara, por nuk ndryshon natyra e veprës penale mbetet e njëjta, shkelje e barazisë në pjesëmarrjes në tendera. Nuk ka vepër penale të re që të jetë marrë e shtuar deputetes Balluku nga SPAK. Pra, pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standartin procedurial të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit.”, tha ai.
© SYRI.net