Gruaja është shtylla kryesore e familjes, por kjo mazhorancë ka bërë një sulm të papredentë ndaj saj. kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një takim me gra dhe vajza me rastin e 8 marsit.
Blushi tha se ligji i miratuar nga mazhoranca socialiste kërcënon familjen dhe rolin e grave në shoqëri. Ndërkohë zv/presidentja e kësaj force politike, Erisa Xhixho denoncoi rastin e deputetes Albana Vokshi në Parlament.
SYRI TV
Partia e Lirisë ka zhvilluar një takim me gratë e kësaj force politike me rastin e 8 marsit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se gruaja është shtylla e familjes, por kjo mazhorancë sipas tij, i ka bërë një sulm të fortë me një ligj i cili kërcënon bazat e saj.
Ndërkohë zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj vuri në dukje incidentin me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në parlament.
© SYRI.net