Me kĂ«rkesĂ« tĂ« GjermanisĂ«, ambasadorĂ«t e vendeve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian mbajtĂ«n njĂ« debat tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m mbi situatĂ«n nĂ« Serbi pas miratimit tĂ« ligjeve qĂ« reduktojnĂ« pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit, tĂ« cilat Komisioni Evropian i vlerĂ«soi si njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m prapa.Â
Disa vende përfshirë Gjermaninë, Holandën vendet skandinave dhe ato baltike kërkuan që të merret në konsideratë pezullimi i fondeve nga Plani i Rritjes për Serbinë, nëse këto ndryshime ligjore në gjyqësor mbeten në fuqi.
Ato shprehĂ«n âshqetĂ«sim seriozâ, duke thĂ«nĂ« se ndĂ«rhyrja nĂ« gjyqĂ«sor pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pengesĂ« nĂ« sundimin e ligjit.
Nga ana tjetĂ«r, njĂ« grup vendesh, pĂ«rfshirĂ« FrancĂ«n, ItalinĂ«, HungarinĂ«, SllovakinĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur njĂ« âqasje tĂ« ekuilibruarâ ndaj SerbisĂ«, duke paralajmĂ«ruar se njĂ« âpezullim i nxituar i pagesaveâ nga Plani i Rritjes do tĂ« dĂ«mtonte interesin strategjik tĂ« SerbisĂ« pĂ«r ta afruar atĂ« me BE-nĂ«.
Diskutime të ngjashme mbi pasojat e miratimit këtyre ligjeve ishin mbajtur disa herë në muajin shkurt, në takimet e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA).
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha më parë këtë muaj se Komisioni Evropian do të vlerësonte nëse Serbia i kishte përmbushur parakushtet për pagesën e fondeve nga Plani i Rritjes.
Sipas BE, parakushtet për rimbursimin e këtyre fondeve pjesë e planit të rritjes janë zbatimi praktik i një sistem demokratik funksional si dhe sundimi i ligjit i njëjtë për të gjithë.
© SYRI.net