Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet

13:00, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të zhvillohet në mënyrë të ndryshme nga format e zakonshme, duke mos përjashtuar asnjë opsion.

Ai deklaroi se opozita po eksploron forma të reja dhe kreative protestash, duke përfshirë edhe bllokimin e rrugëve, ndërsa theksoi se të gjitha opsionet janë në konsideratë dhe se qëllimi mbetet vetëm protestë qytetare.

Fjala e tij:

Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë.

Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.

Opsionet janë të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco