Engjëll Agaçi: Erdhi në hije, qëndroi në hije, iku gjithë dritëhije

Engjëll Agaçi: Erdhi në hije, qëndroi në hije, iku gjithë dritëhije

21:19, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej disa vitesh, emri i Engjëll Agaçit është shndërruar në një nga më të përfolurit në korridoret e pushtetit. Si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës dhe figurat kyçe të vendimmarrjeve më të debatueshme të qeverisë.

Edhe pse deri më sot SPAK nuk ka guxuar të ngrejë akuzë, lista e dyshimeve për implikimin e tij në aferat kryesore të qeverisë Rama mbetet shumë e gjatë. 

Reportazhi i RAI 3 dhe e kaluara si avokat

Një nga goditjet më të forta ndaj figurës së tij erdhi nga televizioni italian RAI 3, në emisionin investigativ “Report”. Në material u ngritën pretendime për lidhje profesionale të së kaluarës së Agaçit me persona të përfshirë në trafik droge në Itali, gjatë kohës kur ai ushtronte profesionin e avokatit.

LEXO EDHE: '(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 ndjek Engjëll Agaçin, 'avokat i bosëve më të fuqishëm të narkotrafikut shqiptar'

Rreth 1 vit më parë, Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK ku ka qëndruar për më shumë se tre orë, ku pati edhe pretendime për sekuestrime paisjes elektronike dhe dokumentesh. Por menjëherë pas kësaj ai u larguar për një kohë të gjatë nga Shqipëria, gjë të cilën e arsyetoi me probleme shëndetësore. 

Kjo gjë ngriti dyshime të forta, të cilat u artikuluan nga media dhe opozita se ikja ishte një shmangie ndaj drejtësisë. 

Inceneratorët: Agaçi si arkitekti i procedurave

Çështja e inceneratorëve mbetet një nga aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë moderne. Opozita ka pretenduar se Agaçi ka pasur rol kyç në ndjekjen dhe formalizimin e procedurave koncesionare, duke e cilësuar atë si një nga arkitektët e skemës. Kujtojmë se kjo aferë nuk është hetuar kurrë seriozisht nga SPAK, por është copëzuar dhe janë dënuar persona periferikë, pasi po sipas denoncimeve publike të opozitës, pas saj qëndron vetë kryeministri Rama, ndaj dhe drejtësia nuk guxon të shkojë më tej në hetimet e kësaj afere.

LEXO EDHE: Engjëll Agaçi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, 'roli' i tij në aferën qindra miliona euro

Akuza për ndikim në drejtësi

Engjëll Agaçi dyshohet të ketë qenë edhe dora që ka lëvizur fijet dhe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sistemin e drejtësisë, përfshirë strukturat e reja të hetimit, për llogari të kryeministrit.

Kjo ka qenë edhe një ndër akuza sistematike të opozitës e cila ka pretenduar se pushteti ekzekutiv ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në kontrollin e atij  gjyqësor.

Engjëll Agaçi, figura e “njeriut të padukshëm” të pushtetit

Përtej akuzave konkrete, ajo që e bën figurën e Agaçit veçanërisht të debatueshme është roli i tij si një nga njerëzit më të fuqishëm, por njëkohësisht më pak publikë të qeverisë.

Ai nuk është figurë politike e zgjedhur me votë, por ka pasur ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrje administrative dhe ligjore.

Kjo gjë e bën atë simbol të një modeli qeverisjeje të centralizuar dhe të mbyllur, ku vendimet strategjike kalojnë përmes një rrethi të ngushtë besnikësh të kryeministrit.

Por fakti që ndaj këtij njeriu nuk ka një vendim gjyqësor, për arsyet e lartpërmendura, Engjëll Agaçi mbetet një nga figurat më të kontestuara të administratës aktuale, me një jetëgjatësi prej 13 vitesh në një detyrë kyçe të ekzekutivit.

Akuzat për lidhje të dyshimta në të kaluarën, përfshirja e përmendur në aferën e inceneratorëve dhe pretendimet për ndikim në drejtësi janë ende pa përgjigje, sepse vetëm drejtësia e re nuk i ka parë e dëgjuar ato. Një një vend të kontrolluar nga një dorë e vetme, siç është Shqipëri, edhe personazhe si Engjëll Agaçi, kanë luksin të vijnë në pushtet si hije, të qëndrojnë gjatë në pushtet, por në hije dhe të largohen po në hije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco