Deputeti i PS-së, ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar emërimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke vendosur Dash Sulën si kryeinspektor.
Në postimin e tij në Facebook, Braçe e uron Sulën për pozicionin e ri, por e thumbon për aksionin e tij politik kur ishte deputet i PD-së.
‘Ndërkohë një merak e kam! Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash’, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
URIME DASH!
PUNE TE MBARE! Sinqerisht!
Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:
GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!
Po bere kete, ja ke dale!
Nderkohe nje merak e kam;
Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete!
© SYRI.net