Me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 42-të radhazi të protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë.
Pas disa orësh fjalimesh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, protestuesit kanë vijuar aksionin e tyre me marshimin e organizuar.
Një numër i madh qytetarësh u nisën nëpër rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar marshimin me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.
Itinerari i marshimit ndryshon çdo ditë, duke zgjedhur rrugë të ndryshme në çdo tubim.
Protesta e kësaj mbrëmjeje është karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.
© SYRI.net