'Dhuna me urdhër të Ilir Prodës'/ Kryetari i PD-së Berat: Policë civilë morën zvarrë protestuesit me duar në xhepa

09:50, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dhunës represive, jo proporcionale, me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome mbi protestues, ushtarët e Ilir Prodës kanë shkuar më tej duke ushtruar dhunë dhe forcë për shoqërimin e tyre në komisariat pas protestës.

Kryetari i PD-së Berat, Kasion Asimetajn në një lidhje telefonike për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv dëshmon dhunën shtazarake të ushtruar nga policia dhe arrestimet arbitrare gjatë protestës së 10 shkurtit të thirrur nga opozita para kryeministrisë.

"Protestuesit që janë brenda i kanë marrë zvarrë. Kanë qenë civilë. I kanë shtrirë i kanë vënë shkelmin fytit dhe më pas i kanë thënë që jemi policia"

Ai dëshmon se kemi të bëjmë me arrestime arbitrare pasi ata që u prangosën nuk po bënin asgjë.

‘Ishin me duar në xhepa’ thotë ai.

Ai tregon dhe momentin kur është sulmuar deputeti demokrat, Bledion Nallbati.

”Me Nallbatin morëm një protestues në krahë. Na hodhën 2 molotovë. Njëri i ra në shpatull Bledionit dhe një tjetër në këmbë. Unë zbrita me protestuesin tek lokali tek xhamia se ishte në gjëndje të keqe”

Ai denoncon dhe dhunën ndaj një 16 vjeçari me shkopinj gome dhe shton

Kur i pyesnim pse qëlloni,  ‘E kemi urdhër’ më thoshte njëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco