Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Këlliçi: Videoja e turpshme, Rama përmes Ballës, po tenton t’iu kundërvihet protestuesve në shesh

Këlliçi: Videoja e turpshme, Rama përmes Ballës, po tenton t’iu kundërvihet protestuesve në shesh

17:35, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me propagandën antiprotestë të Edi Ramës dhe sejmenëve të tij, si Taulant Balla.

Këlliçi shkruan në një reagim në rrjete sociale se, deputetë dhe kryetarë bashkie kanë marrë porosi që të shpërndajnë një video ku disa punëtore, që hiqen si diasporë, bëjnë thirrje kundër protestës qytetare në Tiranë.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë!

Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t'iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz.

Asnjë video e sajuar nuk e sfumon atë që po ndodh.

Nuk kemi të bëjmë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët. As me përplasje idesh. Kemi të bëjmë me një popull të tërë që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Këto reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret. Përpjekje djallëzore, sikur ai ka diasporën e tij, ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që janë ngritur kundër Ramës kanë tundur qytetet e Europës.

Në të vërtetë, kreut të organizatës i kanë ngelur vetëm pak njerëz, në parti e në ekrane, të cilët vijojnë të këndojnë këngën e tij, duke u bërë sakaq edhe ata njësoj të urryer në sytë e mbarë shqiptarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco