Nga Lodovik Tetaj/
Duket se Edi Rama është gati të vrasë dynjanë për të mbrojtur zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Ka javë e muaj presion gjyqtarëve e prokurorëve. Deri Gjykatën Kushtetuese e bëri synet sipas oreksit të tij. Rama dhe Bela janë njohje të vjetra kur KM ishte KB, kryebashkiak i Tiranës. Pinë e njëri-tjetrit e dinë mirë.
Kur Prokuroria e mori të pandehur ministren, sherri u ndez fort me shefin e saj. Ajo tha: “Nuk iki vetëm. Të marr me vete.” Dhe po e mban fjalën.
Gojet e liga thonë se përgjimet që ka SPAK e të tjera që janë vërdallë e kanë bërë Ramën një peng të traumatizuar. Orgji e dallavere ekonomike me biznesmenë e pisnesmenë janë aty.
Duket sikur Bela është Epstein. Ajo ngjante sikur ishte supermarketi ku Rama furnizohej. Me artikuj emocionalë, vendas e të huaj. Sajdiste miqtë diplomatë e sheikë, europarlamentarë e atlantikë.
Libri i kërkesave duhet të jetë plot. Investimet janë aty. Koncesionet po. Tenderat po. Trafikantët vërdallë. Grupet e të fortëve me kobure gjithmonë gati.
Ekipe përgjimesh të sofistikuar kanë kapur gafil shefin e shkujdesur.
Nga i buron frika Edi Ramës që ka dalë kundër drejtësisë, kundër BE dhe SHBA?
Çfarë sekretesh di Balluku për të?!
Çfarë porosish të tij ka kryer?
Çfarë klientësh ka trajtuar?!
Çfarë biznesmenësh ka kolauduar?!
Çfarë zarfash apo çantash ka transportuar?!
Çfarë qejfesh ka gatuar?!
Në "Epsteinin Balluku" sa kanë rënë në kurth?!
Sa të tjerë janë në kafazin e Agasit të AKSH-it, në Bllok?!
A ka materiale "Epstein Balluku" të mbërthejë klientët e Ramës siç ka bërë me të këto vite?!
Po Linda, zonja e shtëpisë e Ramës, a ka ngecur në ndere e punë të mbaruara te Linda e Qeverisë, ku një aneks ishte Linda e AKSH-it?!
Po ministra e deputetë, biznesmenë, bashkiakë, mediatikë, a janë në rrjetën e mesazheve dhe videove?!
"Epstein Balluku" duket se ka tredhur shumë pushtete. Mbani mend motrën Pamelë, kryetare vetingu?!
Sa prokurorë e gjyqtarë, borxhlinj drejtësie, kanë mëkatuar për të kaluar lumin, por kanë paguar për kalin e karrocën?!
Sa grekë, turq, rusë e kinezë, arabë, kanë fituar mjaft bereqet në këtë bllok?!
Sa histori ekonomie dhe shërbimesh janë përzier bashkë?
Epsteini shqip?! Balluku tani është Bela-ja e Ramës. Magazina e të fshehtave ka shpërthyer. Kuplaraja do të zbrazet. Rama ka nisur sezonin e rrënimit.
Balluku nuk ikën vetëm. Bela është djepi i Ramës, ndoshta "varri" i tij. Thonë Epstein jeton. Viktimat po flasin. Qelitë po presin.