Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka marr enë mbrojtje dhunën policorë, ndaj qytetarëve në protesta. Në një komunikim për media, Lamallari deklaroi se sjellja e policisë do të vijojë kështu, duke paralajmëruar sërish dhunë brutale ndaj protestuesve.
Syri tv
Ministri I Brendshëm, Besfort Lamallari ka mbrojtur dhunën e policisë ndaj protestuesve duke paralajmëruar se policia e shtetit do të ketë të njëjtën sjellje ndaj qytetarëve që protestojnë. Një ditë para protestës së njoftuar para Kuvendit, ministri I brendshëm ka mbrojtur edhe rastet e dhunës pas arrestimeve, duke e cilësuar sjelljen e uniformave blu, si shembullore.
Deklaratat e ministrit, vijnë në një kohë kur policia e shtetit ka dhunuar brutalisht qytetarët që protestonin para kuvendit, duke përdorur autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndare protestuesit paqësore.
© SYRI.net