SYRI TV/ Kreu i PD komenton sulmet e Ramës ndaj GJK, Berisha: Lubia i ka thënë se do e marrë me vete…

15:14, 08/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha reagoi pas sulmeve të Kryeministrit Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese duke thënë se në këtë vendim Rama sheh mundësinë e pezullimit të tij nga gjykatat për aferat korruptive. Duke cituar mediat, Berisha tha se edhe thirrja e Ramës në Bruksel është pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ai, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij. Berisha tha se në protestën e 10 shkurtit, qytetarët do të shprehin revoltën edhe për të ardhmen evropiane vendit.

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ju kundërpërgjigj deklaratave të kryeministri Edi Rama, pas vendimit të gjykatës kushtetuese, duke thënë se  shefi i qeverisë është i frikësuar, se nje precedent i tille, i pezullimit të ministrit nga detyra me vendim te gjykatës se posaçme, mund ti ndodhe edhe vete atij. Përmes një videomesazhi në rrjetet  sociale, Berisha deklaroi se kjo është arsyeja se përse kryeministri mashtron publikisht, duke thënë se një  rast i tillë është unikal në botë. 

Ndërsa kryeminsitri është thirrur këtë të hënë në Bruksel, lideri i opozitës u shpreh se Rama po kërcënon edhe Bashkimin Evropian, në kushtet kur mbrojtja që po i bën zëvendëses së tij, është bërë shqetësim  për Brukselin dhe po kthehet në rrezik për integrimin evropian të Shqipërisë.

Kreu demokrat e mbyllim mesazhin e tij, duke I ftuar qytetarët që të martën më 1o shkurt, të protestojnë dhe të marrin në dore fatin e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco