Në një intervistën e ditës në Syri TV, diplomati Agim Nesho komentoi situatën politike dhe shëndetin e demokracisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të protestave popullore kundër regjimit aktual të Edi Ramës.
Sipas Neshos, këto protesta nuk janë thjesht një shprehje e pakënaqësisë popullore, por një nevojë e theksuar për të rivendosur drejtësinë dhe transparencën në qeverisje.
Nesho gjithashtu nënvizoi se protestat kanë pasur rezultate të prekshme, jo vetëm në nivelin e opinionit publik të brendshëm, por edhe në reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Uashingtonin dhe Brukselin.
Sipas tij, këto zhvillime janë një shenjë që populli shqiptar, pavarësisht se është një popull i njohur për dashurinë e tij për lirinë dhe mundësitë e pakta për reagim të shpejtë, ka kaluar mbi "vijën e kuqe" dhe po merr në dorë fatet e tij.
Diplomati gjithashtu theksoi se opozita dhe qytetarët shqiptarë kanë kërkuar me forcë krijimin e një qeverie teknike që do të mund të sigurojë vazhdimësinë e jetës demokratike dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke u përpjekur për të çuar vendin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të drejtpërdrejtë.
Deklarata e plotë:
"Në radhë të parë është vazhdimi i protestës së popullore kundër këtij regjimi që ka kapur gjithë shtetin, që vjedh pasuritë publike të Shqipërisë, është një rrugë e pakthyeshme që opozita dhe populli po kërkojnë për të arritur pikësynimin e tyre për të krijuar një qeveri teknike dhe për të bërë të mundur pas një kohe të përcaktuar nga të gjitha palët politike, vazhdimësinë e jetës në Shqipëri.
Pra, një protestë e tillë ka patur rezultate, ka sensibilizuar gjithë komunitetin ndërkombëtar, në perëndim si në Uashington ashtu dhe në Bruksel e kanë parë me me me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Kjo tregon që populli shqiptar pavarësisht se është një popull liri dashës, një popull i cili ka një një mënyrë reagimi pak të vonuar, prapë se prapë kur kalojnë tej vijave të kuqe, sigurisht do të marrin në dorë fatet e vendit të tij.
Pra, të gjitha këto protesta të deritanishme që kanë ndodhur, kanë sensibilizuar jo vetëm opinionin publik të brendshëm, për arsye se kemi një situatë të papranueshme për çdo njeri në Shqipëri, por edhe komunitetin ndërkombëtar të huaj, aq më tepër Bashkimin Evropian, i cili është në një proces negocimi me Shqipërinë.
Duhet të themi që kam përshtypjen që vetë burokratët e Brukselit e dinë që Shqipëria e regjimit të Edi Ramës nuk plotësonte kriteret kryesore për t'u futur drejt një procesi të rregullt të integrimit evropian. Por Von der Leyenit dhe burokratëve të saj i duhej që si Shqipëria ashtu dhe Mali i Zi të ishte një një çështje suksesi e qeverisjes së saj, e cila mbaron në 2029-ën, për të treguar ashtu siç e ka përcaktuar edhe ajo që vendimmarrja në Bashkimin Evropian është një vendimmarrje gjeopolitike.
Nga ana tjetër, Rama ka dashur që këtë bashkëpunim me burokratët e Brukselit ta shesi si një mandat të nevojshëm dhe të detyrueshëm që çdo qytetar shqiptar ta shikojë me prioritet sepse janë shanset për t'u futur në Bashkimin Evropian. Pra është një lojë që ka vazhduar nga dy palët.
Thirrja e Ramës në këtë, në këtë situatë tanishëm, jo nga presidentja e komisionit evropian, e cila deri tani ka qenë bashkëbiseduesja kryesore, njeriu që ka favorizuar një një zyrtar klientelist siç është Rama, i dashur Rama në të gjitha takimet zyrtare.
Kemi patur një komisionere kos që na ka, ë, na ka luajtur nga mendtë, dua ta them me shprehje figurative kur thoshte, që nga të gjithë liderët e tjerë që kërkojnë të integrohen në, në Bashkimin Evropian, ky është më vizionari. Domethënë, të gjitha këto treguan që nuk ishte një rast i tillë Vetë opinioni publik dhe opozita shqiptare ka qenë shumë e qartë se çfarë po ndodhte në Shqipëri".
© SYRI.net