Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Vasili: Armiku i vetëm i luftës ndaj korrupsionit dhe drejtësisë është Edi Rama

17:08, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti Petrit Vasili i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka folur edhe për kërcënimet e BE-së ndaj Edi Ramës për zhbërjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.

Gjatë bisedës me moderatorin, Arnold Karriqi, Vasili u shpreh se, armiku i vetëm i luftës ndaj korrupsioni dhe i drejtësisë në Shqipëri, është vetëm Edi Rama.

‘Unë desha të them një diçka. Ky rast, është rast për t'u mbyllur gojën e asaj pjese të ndërkombëtarëve që ka qenë lobuar, ka qenë e korruptuar po të doni, ta themi me gojën plotë, nga Edi Rama, dhe thoshin që dhe e shisnin Edi Ramën nëpër korridoret e Brukselit, po dhe në korridore të tjera ndërkombëtare, si një njeri interesant, reformator e të tjera.

Ky rast është një rast shumë i mirë për t'ua mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë dhe për t'u dhënë të kuptojë që armiku i vetëm i drejtësisë së barabartë, armiku i vetëm i luftës kundra korrupsionit, armiku i vetëm i luftës kundra plaçkitjes, është vetëm Edi Rama.

Pra, ai është vetëm mbështetës, inspirues, përfitues, në vetën e parë, i korrupsionit dhe i plaçkitjes së vendit dhe i shitjes së vendit në pazar. Dhe në këtë drejtim ka ndikuar shumë për mirë pikërisht për të neutralizuar këtë pjesë, pse jo të kalbur të Europës, e cila merr, më fal diplomacisë së haviarit, do të them korrupsionit ta them më më shumë, bën lobimin siç kemi dëgjuar, gomarllëqet e Marta Kos-it, që fliste për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një qeveri që bën reforma.

Sepse duhet të jemi shumë të drejtë. Një pjesë e madhe e Europës politike është shprehur me rezolutat e mëdha që Parlamenti Europian ka bërë, ku e ka bërë copë e thërrime Edi Ramën. Kemi pasur qëndrimet shumë të mira të Këshillit të Europës.

Rezolutat e Parlamentit Europian kanë qenë të njëpasnjëshme, ku kanë dënuar me radhë narkoshtetin edhe edhe krimin e organizuar, vjedhjen e plaçkitjen e zgjedhjeve, qoftë edhe raportin e OSBE/ODIHR-it.

Ndërkohë, me këtë ngjarje, pra ky që i vë, i vë perden e hekurt drejtësisë për të mbrojtur, për të futur në bunker ata që i duhen atij për të grabitur e për të plaçkitur, këta, këta europianët e llojit Marta Kos e të tjerë, të tipit Vllahutin, ç'kemi parë me radhë ç'kanë qenë këtu, që dihet se personazhe mizerabël kanë qenë, duke përfshirë dhe të famshmen Yuri Kim. Ky grup i tillë, grupi i supës së Edi Ramës, sigurisht e ka shumë vështirë të justifikojë që atë reformë në drejtësi që këta investuan me paratë e taksapaguesve europianë, amerikanë e të tjerë e të tjerë, ja ku është, e shkeli me këmbë, e bëri pluhur e hi, përveçse e kapi dhe e rrënoi në fund’, u shpreh ndër të tjera, Petrit Vasili në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco