Manovrat e Ramës për Ballukun janë një ping-pong për të mashtruar shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Manovrat e Ramës për Ballukun janë një ping-pong për të mashtruar shqiptarët dhe ndërkombëtarët

09:34, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga shprehjet më të njohura në botën e jurisprudencës thotë se ‘manovrat juridike nuk janë gjithmonë krim, por kur i shërbejnë politikës, janë tradhti ndaj drejtësisë’.

Mbrëmjen e kaluar, Gjykata Kushtetuese mori një vendim pa vendim për çështjen e Belinda Ballukut.

Dhe një vendim pa vendim shpesh është më shumë politik se juridik.

Vendimi pa vendim ka entuziazmuar disa që thonë se drejtësia më në fund është e pavarur. Të tjerë thonë se Rama u zmbraps për shkak të presionit të fortë të Brukselit se mund të zhbëjnë procesin e integrimit.

Mund të ketë grimca të vërtetash në çdo interpretim që bëhet për këtë rast, por diçka është më shumë se e sigurt, Edi Rama po bën gjithçka për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Edhe kur e dërgoi çështjen e Ballukut në Kushtetuese, u përpoq ta shesë përpara ndërkombëtarëve se kjo është shenjë e një drejtësie që po funksionon.

Kur BE, dhe sidomos gjermanët, e kuptuan se kjo ishte një manovër e ndyrë, presioni erdhi në rritje. Por ky vendim nuk do të thotë se Edi Rama bëri një hap pas se i dhimbset integrimi i vendit në BE.

Ai do të vazhdojë ping-pongun e tij, me shpresë se shqiptarët dhe Brukseli do të vazhdojnë të hanë karremin e tij se po bëhet një betejë ligjore.

Mundësitë e interpretimeve në jurisprudencë janë një oqean më vete, por drejtësia është vetëm një.

Ndaj në vend që të besojnë se kjo është një drejtësi që po funksionon e pavarur nga Edi Rama, është koha për të kuptuar se kjo është një tjetër farsë.

Ndërkombëtarët duhet t’ua bëjnë të qartë shqiptarëve se nuk mashtrohen më nga manovrat e Edi Ramës, siç kanë ngrënë karremat e tij në të shkuarën.

Kurse për shqiptarët ka vetëm një rrugë: 10 shkurti është shumë afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco