Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Balliu: Rama dhe Lubia u ekspozuan: rënia ka nisur, fundi është i pashmangshëm

Balliu: Rama dhe Lubia u ekspozuan: rënia ka nisur, fundi është i pashmangshëm

22:36, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputet i PD-së Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Pezullimi i Lubisë është goditja e parë serioze ndaj regjimit dhe një fitore e pastër e rezistencës qytetare. Kjo nuk është rastësi dhe as dhuratë e pushtetit, por rezultat i drejtpërdrejtë i presionit popullor, denoncimeve të pandërprera të mediave dhe guximit të gazetarëve që nuk u përkulën.

Kallëzimi i Partisë Demokratike e vuri çështjen në shina ligjore, por hetimi u sabotua dhe u zvarrit qëllimisht nga segmente të kapura të drejtësisë. Vetëm përballë betejës politike të opozitës dhe shpërthimit të revoltës qytetare në protestat e fundit kombëtare, pushteti u detyrua të tërhiqet dhe të braktisë mbrojtjen e Lubisë.

Por askush të mos mashtrohet: Lubi Balluku nuk është as fillimi dhe as fundi. Ajo është vetëm një vegël e shefit të korrupsionit, Edi Rama. Kjo rezistencë nuk mbyllet me një pezullim formal, por vetëm me rrëzimin e plotë të sistemit të grabitjes.

Misioni ynë përfundon vetëm me arrestimin e Rama-Ballukut, konfiskimin e pasurive të vjedhura dhe çmontimin e narkoshtetit.

Sot u dha përgjigjja për të gjithë ata që pyesnin çfarë sjellin protestat: protestat detyrojnë pushtetin të lëkundet, të dorëzohet dhe të tërhiqet.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Shqipëria duhet të shkojë drejt një qeverie teknike, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e regjimit Rama-Lubi dhe për t’i kthyer shtetit ligjin dhe dinjitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco