Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Pezullimi i Ballukut/ Këlliçi: Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

Pezullimi i Ballukut/ Këlliçi: Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

22:22, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat Belind Këlliçi ka reaguar nga Uashingtoni, lidhur me vendimin  fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila në pamundësi pë rtë siguruar kuorumin e nevojshëm, la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se qytetarët ia dolën të fitojnë së bashku me betejën e pandalshme të PD dhe presionit të ndërkombëtarëve, përballë Kushtetueses, e cila ishte e vendosur të mbronte Ballukun.

Një vendim i tillë, sipas Këlliçit është një goditje e foto për Ramën, që për deputetin e PD, kryeministri është në bankën e të akuzuarve.

‘Pasi bëri çdo përpjekje për të mbrojtur aferat e tij, Kryeministri më i korruptuar në Europë mori mesazhin se autokratët që vjedhin e shtypin popullin e tyre, sado të qëndrojnë me forcë mbi ligjin e parimet, një ditë bien!’, shkruan Këlliçi.

Deputeti i PD, ftoi qytetarët që në rast rezistence të Ramës për të mos pranuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut, atëherë u lind e drejta demokratëve dhe të gjithëve ne, të rrëzojmë me çdo mjet Edi Ramën.

 Statusi

Gjykata Kushtetuese nuk ja doli të mbrojë të pandehurën Belinda Balluku, kjo falë reagimit qytetar, falë betejës së pandalshme të Partisë Demokratike dhe falë presionit ndërkombëtar.

Edi Rama mori goditje dhe sot është dhe ai në bankën e të akuzuarve!!!

Pasi bëri çdo përpjekje për të mbrojtur aferat e tij, Kryeministri më i korruptuar në Europë mori mesazhin se autokratët që vjedhin e shtypin popullin e tyre, sado të qëndrojnë me forcë mbi ligjin e parimet, një ditë bien!

Vendimi sot i Kushtetueses, me shumë vonesë dhe nën presion, është një hap më afër drejtësisë.

Tanimë, Edi Ramës i ngelet ta mbrojë të pandehurën nga arrestimi.

Nëse rrëzon me votë në Parlament, kërkesën e SPAK, demokratëve, qytetarëve, të gjithëve ne, na lind detyra të rrëzojmë me çdo mjet Edi Ramën!

Të vendosur, me pasion e me dashuri për Shqipërinë, bashkohemi në 10 shkurt, në Bulevard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco