Deputeti i PD-së Gjin Gjoni i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV ka folur në lidhje me situatën politike në vend, vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun dhe ndryshimet në Kodin Penal.
Duke komentuar këto të fundit, Gjoni u shpreh se mazhoranca socialiste ka ndryshuar nenin 28 që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke heq përfitimet që kishin këta persona nëse bëheshin palë me prokurorinë për të treguar aferat korruptive, apo krimet e ndodhura.
Për Gjonin kjo është bërë që persona si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj apo zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë Rama, të mos bëhen të penduar dhe të tregojnë për aferat e qeverisë.
‘E gjithë kjo është bërë në mënyrë të fshehtë, në mënyrë të menjëhershme dhe qëllimi është çfuqizimi i dispozitës së të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Kjo vjen në këtë, në këtë moment, sepse për shkak të presionit të SPAK-ut, sepse nëpërmjet metodave të specializuara, SPAK-u mund të bëjë persona të cilët sot i kanë qenë varës edhe të Belinda Ballukut, edhe Arben Ahmetaj, por edhe zyrtarëve të tjerë të kryeministrit Rama, t'i bëjë bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Dhe kjo dispozitë është shfuqizuar dhe nuk është dhënë as edhe një lloj shpjegimi, në kodin penal. Asnjëri prej atyre që deri dje mund të kishte mundësinë dhe probabilitetin për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe me SPAK-un, për t'u bërë bashkëpunëtor dhe për shkak të qenies bashkëpunëtor mund të përfitonte një ulje drastike të dënimit, mund të përfitonte edhe përjashtimin fare nga dënimi. Sot kjo është mohuar.
Ne e dimë shumë mirë edhe mbi bazën e informacioneve sot edhe për shkak të jurisprudencës italiane, por edhe për shkak të luftës kundër mafias, aktorët kryesorë në zbërthimin e një organizate kriminale, në mënyrën e funksionimit të një karteli, të mënyrës së bashkëpunimit, e kanë zbuluar vetë anëtarët e organizatës, ose të grupeve të strukturuara kriminale, kur janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Dhe në rastin konkret, unë them që kjo është për të vënë alarmin dhe është me të vërtetë një alarm shumë i madh në lidhje me ndryshimet.
Po ta shohësh, i gjithë debati televiziv në çdo studio, jo vetëm tek Syri, por në të gjithë studiot televizive, është përqendruar dhe është harruar një element të cilit i ka dhënë goditjen përfundimtare subjektit të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Heqja nga dispozita materiale, që është kodi penal, dhe e kanë lënë vetëm në dispozitën procedurale. Por dispozita procedurale rregullon momentin procedural, ndërsa vlerën materiale ia jep kodi penal, nuk ia jep dispozita procedurale. Dhe në rastin konkret, ku përcaktohen një nga mënyrat dhe format e bashkëpunimit të organizatave kriminale, rezulton që kjo është fshirë pa dhënë as më të voglin...
Po t'i referohesh të dhënave mediatike, rezulton që të gjithë zyrtarët të cilët punojnë në administratën shtetërore, qendrore por edhe në bashki, rezultojnë që nuk firmosin për tendera dhe për financime. Dhe po të shohësh në Bashkinë e Tiranës sipas informacioneve, rreth 40% e investimeve nuk realizohen për shkak se nuk pranojnë të firmosin sepse mund të jenë probabël të disa vendimmarrjeve të cilët jepen me urdhër.
Dhe nesër janë probabël të jenë të akuzuar ose të pandehur përpara drejtësisë. Tani, në rast se nesër organi i akuzës, SPAK-u, ngre një akuzë dhe kërkon që të zbulojë gjithë skemën që ka funksionuar sepse, në momentin aktual na rezulton që AKSHI është konsideruar grup i strukturuar kriminal.’, tha ndër të tjera, deputeti Gjin Gjoni në SYRI TV.
© SYRI.net