Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

‘Ekonomia kriminale po blen zgjedhjet’, Ajazi: Miliarda euro në ndërtim, s'ka garë të ndershme!

‘Ekonomia kriminale po blen zgjedhjet’, Ajazi: Miliarda euro në ndërtim, s'ka garë të ndershme!

19:51, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në takimin me demokratët e Degës 8-10, në kuadër të Foltoreve, një prej anëtarëve të këtyre dy degëve, Rezart Ajazi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me procesin zgjedhor në vend, duke vënë në pah dy problematika kryesore: konfuzionin e krijuar nga Kodi aktual Zgjedhor dhe ndikimin e thellë të asaj që cilësohet si "ekonomia kriminale".

 Zgjedhja e deputetëve përmes listave, për Ajazin shihet si burim konfuzioni dhe ngatërrese, duke argumentuar se listat e partive nuk pasqyrojnë drejtpërdrejt meritokracinë që buron nga vota direkte e qytetarëve.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin mbi ekononimë kriminale, që sipas tij po blen zgjedhjet. Kjo situatë shihet, si një pengesë e vazhdueshme për një garë të ndershme elektorale.

Ajazi propozoi forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Partitë Popullore Evropiane, për të luftuar këtë fenomen që rrezikon themelet e demokracisë.

A nuk e shihni ju që aktualisht me kodin elektoral për zgjedhjet për deputetë me lista ka një konfuzion, ka një ngatërresë. Listat janë jo tipar direkt i meritokracisë në votën direkte. Ndërsa primaret e kanë këtë tipar. A sjell kjo një mos-qartësi mbi mënyrën se si çdo demokrat përgatitet për të votuar?

E dyta që do kisha. Si mund t'ia dalim ne përveçse duke u mbështetur edhe nga partnerët e huaj për të luftuar atë që është ekonomia kriminale. Aftësia elektorale qeverisëse është mbështetja mbi ekonominë elektorale. Duke goditur këtë lloj ekonomie ku raportimet janë se mbi 2 miliardë euro investohen për ndërtime në Tiranë në vit, dhe sektorë të tjerë mezi me pikatore.

Atëherë, pa u shkëputur nga ekonomia kriminale ose pa u goditur ekonomia kriminale, si do përgatitemi ne që të përballojmë një situatë elektorale ku këtë do ta kemi gjithmonë pengesë. Mendoj që duke u mbështetur në ë partnerët e Partive Popullore Europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco