Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren tonë

19:41, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës me demokratët e degëve 8 dhe 10, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, shqiptarët dhe ndërkombëtare janë duke pritur rrëzimin e Edi Ramës dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë.

Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore.

Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.

Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie.

Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak.

Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco