Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Shpopullimi si emergjencë kombëtare: një lexim sociologjik

Shpopullimi si emergjencë kombëtare: një lexim sociologjik

18:54, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Shkëlzen Hasanaj/

Për mua, emergjencë kombëtare është shpopullimi i Shqipërisë.

Në cilësinë time si sociolog, këtë fenomen nuk e shoh si një proces natyror apo të pashmangshëm, por si rezultat të drejtpërdrejtë të dështimeve strukturore ekonomike, sociale dhe institucionale që janë akumuluar ndër vite.

Tkurrja e vazhdueshme e popullsisë dhe largimi masiv i të rinjve po gërryejnë themelet demografike dhe sociale të vendit, duke e privuar Shqipërinë nga kapitali i saj më të rëndësishëm: brezin e ri. Ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria ka humbur rreth 40–50% të popullsisë së saj, ku pjesa dërrmuese janë të rinjtë në moshë pune dhe formimi.

Kam vetëm një shqetësim thelbësor: ndalimin e këtij shpopullimi dramatik dhe shmangien e zgjidhjeve të rreme. Duke u mbështetur në përvojën time shumëvjeçare në studimin e bashkëjetesës ndër-etnike dhe në vëzhgimin krahasues të realiteteve europiane, është e qartë se kompensimi i humbjeve demografike përmes politikave të pakontrolluara të ardhjes së të huajve nga vende të treta nuk përbën zgjidhje afatgjatë, por rrezik social dhe institucional.

Shqipëria nuk ka luksin të eksperimentojë me politika demografike të pamenduara, ndërkohë që po humbet popullsinë e saj autoktone, energjinë rinore dhe perspektivën e zhvillimit. Pa njerëz, nuk ka ekonomi; pa të rinj, nuk ka të ardhme; pa politika serioze, nuk ka shtet funksional.

I bëj thirrje të gjitha grupimeve politike dhe jo vetëm, që ta trajtojnë shpopullimin jo si slogan elektoral, por si emergjencë reale kombëtare, që kërkon përgjegjësi, vizion dhe politika të bazuara në të dhëna, analiza dhe përvojë konkrete shoqërore.

 

/Autori është sociolog dhepProfesor pranë UNINT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco