Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

VIDEO/ Noka: Rama nuk ka qeverisur kurrë Shqipërinë, e ka vjedhur dhe shkatërruar, rruga e vetme largimi i tij

17:55, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një intervistë për ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Markun në SYRI TV, ka deklaruar se, Edi Rama nuk ka qeverisur asnjëherë këtë vend, por vetëm e ka vjedhur dhe shkatërruar.

Noka ka bërë thirrje për qytetarët se, ka ardhur koha për ti dhënë fund kësaj qeverisje.

‘Edi Rama po vërtetohet çdo ditë, sidomos tani që Shqipërinë e ka futur në një qerthull të rëndë destabiliteti’, tha ndër të tjera Flamur Noka.

‘Ky është peng i interesave të karteleve, të cilat çuditërisht janë ndërthurur në mënyrë tërësore me interesat familjare të tij, të bizneseve të tij të familjes. Nuk është rastësi pengmarrja. Është rast unik. Nga punonjës të Policisë së Shtetit merret peng një biznesmen, pse rivalizon një anëtar të familjes së kryeministrit dhe çohet në podrumet e një karteli ku keqtrajtohet, kërcënohet me jetën e tij dhe të familjes dhe pastaj pasi premton që nuk do të rivalizojë familjen e kryeministrit, lirohet me kushtin që të mbyllë gojën dhe të shndërrohet në skllav. Kjo s'ndodh kurrë.

As në narkoshtete të tjera, si Venezuela apo siç është Kolumbia, deri diku Meksika, apo Ekuadori, që kanë banda të fuqishme dhe kartele të krimit të organizuar, nuk ndodh. Nuk ndodh deri në këto kufij. Pra çfarë do të thotë? Shqiptarët janë tashmë të ndërgjegjësuar.

Ky vend ka vetëm një rrugë, të ecim deri në gjunjëzimin e këtij pushteti, rrëzimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike. Me qeverinë e Edi Ramës, ekonomi dhe zhvillim as ka patur, as do të ketë. A e patë ju statistikat e fundit që nxjerr Eurostati?

69.7% e shqiptarëve e konsiderojnë luks të hanë një të hanë mish peshku apo mish, peshk apo mish. Është luks i tepruar për 69% të shqiptarëve. A e patë atë që sapo e thatë edhe ju? që të ketë një shërbim me emergjence për familjen.

50% e shqiptarëve janë të pamundur. Pra nëse i del një emergjencë familjare, gjysmës së shqiptarëve do të zhyten, do marrin borxh o tek individë ose te banka sepse nuk kanë mundësi të përballojnë emergjencë familjare. Ky është rast unik në Europë. Pra krahas këtyre, krahas cilësive, këtyre jo cilësive, krahas aspektit ekonomik,

Kartelet disponojnë çdo të dhënë të shtetasve shqiptarë dhe çdo të dhënë që ka, që ndërvepron Shqipëria me NATO-n. Kjo është e tmerrshme, kjo s'ndodh kurrë në asnjë vend të botës. As në vendet e botës së tretë. Pra janë, po të hysh sot do të analizosh, çdo qytetar i këtij vendi ka 1001 arsye për t'u ngritur.

Edi Rama vetëm për të qeverisur nuk ka qeverisur. Por tashmë që janë janë hapur petët e lakrorit të krimit, korrupsionit dhe drogës, po e përsëris prapë, sot nuk guxon as avokatët, avokatët e tij më të mëdhenj, nuk guxojnë dot ta mbrojnë. Vini re ju nëpër panelet mediatike ku dalin mercenarë të qeverisë paguhen nga taksat shqiptare për të sulmuar opozitën se nuk guxojnë ta mbrojnë dot këtë.

Kjo gjendje do të marrë fund dhe vetëm kjo merr fund vetëm nga, nëpërmjet vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët janë ngritur në këmbë, i kanë futur ethet Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, por është radha t'i japim një goditje finale, pra t'i japim dërrmën këtij regjimi dhe Shqipëria të kthehet në normalitet.

Edi Rama po vërtetohet çdo ditë, sidomos tani që Shqipërinë e ka futur në një qerthull të rëndë destabiliteti. Shqipëria duhet t'i rikthehet stabilitetit. Destabilizuesi me çdo kusht dhe me çdo çmim duhet të ikë, të lirojë rrugë, t'i hapë, të lirojë rrugë, një zgjidhje politike, e cila do të normalizojë, stabilizojë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe do të kthejë besimin në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës dhe ky besim duhet të rikthehet vetëm nëpërmjet votës’, tha ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco