Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan John R. Moolenaar, ku diskutoi për kapjen e shtetit, lidhjet e pushtetit me krimin dhe deformimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se SHBA mbeten aleat i fortë në betejën për demokraci dhe shtetin e së drejtës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takoja kongresmenin John R. Moolenaar, me të cilin fola hapur për plagët e rënda të demokracisë në Shqipëri. Kapja e shtetit, aleanca me krimin dhe përdorimi i pushtetit për vota të vjedhura kanë shkatërruar pluralizmin dhe shpresën e qytetarëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten në krah të betejës për demokraci, dhe për këtë mbështetje ne jemi mirënjohës.
© SYRI.net