Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.
Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend.
Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë.
Sula zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Hajdarin.
Edhe pse pak kohë më parë ai e kishte mohuar një gjë të tillë siç duket ka pranuar që të kthehet në folenë e Ramës nga ku nuk menohdet të ishte shkëptur ndonjëherë.
Çka tregon se opozita e opozitës shpërblehet gjithmonë nga pushteti i Edi Ramës.
Kështu ka ndodhur me ish-deputetin demokrat. Ai tashmë është në gjirin e mazhorancës, pasi ka marrë një shpërblim nga Edi Rama për shërbimet ndaj regjimit.
Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë falë ‘bujarisë’ së Ramës.
Merkatoja e fillimvitit duket se i solli Dashit fat.
© SYRI.net