‘3.5 milionë euro u hodhën në lumë’, Shkarpa: SPAK të vijë të hetojë në Berat

‘3.5 milionë euro u hodhën në lumë’, Shkarpa: SPAK të vijë të hetojë në Berat

10:09, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pavllo Shkarpa, ish-kandidat për Bashkinë e Beratit, ka lëshuar akuza të forta ndaj pushtetit vendor, duke denoncuar shpërdorim fondesh dhe papërgjegjshmëri në menaxhimin e qytetit. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri, Shkarpa i bëri thirrje Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të hetojë në Berat, veçanërisht për një projekt argjinature prej 3.5 milionë eurosh që, sipas tij, dështoi dhe çoi në përmbytjen e qytetit.

Shkarpa shprehu mbështetjen e tij të plotë për protestën e banorëve të zonave Gjiroven, Molisht dhe Velabisht, të cilët kërkojnë ndërtimin e rrugëve. Ai e cilësoi protestën si "shumë legjitime", duke përshkruar gjendjen e vështirë të infrastrukturës, ku fëmijët e klasës së parë detyrohen të ecin për një orë në këmbë në rrugë pa asfalt për të shkuar në shkollë.

Në qendër të akuzave të tij ishte keqmenaxhimi financiar. Sipas tij, në vend që 3.5 milionë euro të investoheshin për argjinaturën e lumit Osum, një projekt i cili “u prish dhe nuk funksionoi”, ato para duhet të ishin përdorur për të shtruar rrugët e fshatrave në nevojë.

Thirrja e tij për SPAK-un bazohet pikërisht në dështimin e projektit të argjinaturës, i cili duhej të mbronte qytetin nga vërshimet por rezultoi në të kundërtën, duke shkaktuar përmbytje. Sipas Shkarpës, Berati nuk duhet të shihet vetëm si qendër historike turistike, por zhvillimi duhet të shtrihet në të gjithë "kurorën" e tij, duke përfshirë edhe fshatrat përreth. Ai u zotua se nuk do ta ndalë angazhimin e tij për Beratin dhe se do të vazhdojë të mbështesë kauzat e qytetarëve.

Pavllo Shkarpa: Jam shumë mirënjohës dhe jam i gëzuar që sot ndodhem para jush, para këtij televizioni të bukur, që thotë vetëm të vërtetën e të gjitha ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri. Unë nuk rresht, sepse Beratin e dua dhe është një qytet që unë jam lindur dhe rritur në të dhe kam kontribuar për atë qytet. Por, meqenëse folët për një protestë që është bërë dje në qytetin tim, ajo ishte një protestë shumë legjitime. Ato rrugë atje, të zonës së Gjirovenit, të zonës së Molishtit dhe zonës së Velabishtit, janë rrugë që duhen bërë nga Bashkia e Beratit. Të vesh në ato rrugë, unë kam shkuar, i kam prekur, kam bërë rikonstruksion. Janë rrugë që meritojnë vëmendje për ata qytetarë, ata banorë që jetojnë atje, dhe nëse do të isha,  dhe sot këtu jam për të folur dhe për ata që më kanë votuar në atë zonë dhe do t'i mbështes, do marr takime me ta, dhe nuk do e lë kurrë atë qytet, sepse Berati është i bukur dhe është bërë i bukur për të qenë përjetësisht i bukur.

Por problemet janë shumë madhore, shumë të thella, shumë të gjëra dhe më vjen keq që papërgjegjshmëria e pushtetit vendor, e atij që u zgjodh kryetar bashkie, duhet të jenë të përgjegjshëm, sepse hallet e tyre janë vërtet të mëdha.

Të iki një fëmijë nga fshati Mbolan, të vejë në Sinjë, për një orë në këmbë, një fëmijë i klasës së parë, është e dhimbshme. Në një rrugë që s'ka rrugë, që s'ka asfalt. Dhe për ato fonde që thonë që nuk ka fonde, unë do t'i them Ervin Demos, ai ish-kryetari i Bashkisë, ky tjetri është marionetë e tij dhe e Edi Ramës, nga kjo studio e nderuar, që mos t'i hidhnin 3 milionë e gjysëm euro në argjinaturën e Beratit.

Por t'i hidhnin dhe të shtronin rrugën e Gjirovenit, që është një zonë shumë me emër, që ka njerëz vërtet shumë të mirë. Të hidhnin në Molisht që është një tmerr i vërtetë. Unë kam vajtur dhe kam thënë si jetojnë këta njerëz këtu, dhe bashkohem me ta, me zërin e asaj proteste, jam me ata atje. Dhe, në Mbolan, një rrugë që të vjen keq ta shikosh. Aq i bukur si fshat, aq i bukur si një zonë. Domethënë, këta nuk kuptojnë një gjë që Berati nuk duhet të jetë vetëm thjesht qendra historike e qytetit si një infrastrukturë turistike, atraksion turistik, por tashmë duhet të shtrihet në kurorën e tij. Pra Berati duhet të bëhet një i bukur dhe Berati është i bukur kur është i bukur dhe kurora. Dhe kur është e bukur kurora, është i bukur dhe qyteti. Pra është një simbiozë, është një bashkim, një bashkim i bukur që këta nuk po dinë ta shfrytëzojnë. Dhe kanë një të keqe këta. Këta nuk të thërresin, nuk të marrin një mendim, nuk të thonë një që, ore çfarë do bëjmë, çfarë mendimi keni dhe ju? Nuk, konsultohen me djemtë e Beratit, me intelektualët e Beratit, nuk i thërrasin. E kjo është, më është bërë keq, është bërë shumë keq.

Flavio Qarri: Nuk keni pasur asnjë komunikim për shembull me ju, meqë ishit kandidati i përballë?

Pavllo Shkarpa: Absolutisht jo. SPAK-u në Berat duhet të vejë sepse ajo argjinaturë që u hodh në lumin Osum, 3 milionë e gjysmë euro, u prish. Nuk funksionoi. Berati u përmbyt. Vepra të tjera brenda segmentit të lumit Osum ku...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco