Eksperti i sigurisë ushqimore, Granit Sokoli, në intervistë në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV me Flavio Qarri, e cilësoi çështjen e arsenikut në bukë si problemin më të rëndë dhe më shqetësues, duke kërkuar hetim të thellë institucional dhe gjurmueshmëri të plotë të burimit të ndotjes.
Sipas tij, ende nuk dihet nëse arseniku vjen nga gruri, drithërat e tjera apo nga uji i përdorur në procesin e prodhimit, por në çdo rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhej të ishte në alarm maksimal që në orët e para, me kontrolle intensive dhe marrje mostrash në furrat e bukës. Sokoli theksoi se, ndryshe nga arseniku, debatet për ngjyruesit në bukë shpesh keqinterpretohen, pasi ndryshimi i ngjyrës lidhet kryesisht me procesin e pjekjes dhe përpunimin e miellit, ndërsa industria e përpunimit të miellit në Shqipëri, në përgjithësi, funksionon mirë. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për nivelin e proteinave, duke e konsideruar këtë një tjetër problem real që kërkon vëmendje serioze.
GRANIT SOKOLI: Shiko, duhen ndarë dy gjëra. E para e rëndë dhe e frikshme është çështja e arsenikut, e cila patjetër që e do një hetim të thellë nga institucionet tona, për të ndjekur një gjurmueshmëri të të gjithë problemit, për të arritur në problem. Sepse siç e tha dhe doktori, duhet, nuk e di nëse ka ardhur nga gruri, nëse ka ardhur nga, ku di unë, theka, elbi, nëse ka ardhur nga uji, që përdor edhe furra e bukës. Dhe këto në fakt, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që dje duhet të ishte në një alert. Tani unë kam dyshimet e mia për shumëçka, sepse kur ti do të nxjerrësh diçka, një lajm, duhet të, është si puna e të verifikuarit të të shumë burimeve. Unë kur kam analizuar bukën para disa vitesh, unë e kam analizuar vetëm për proteina në fakt. Kam marrë edhe bukën produkt, edhe miellin. Pra për të treguar se ku qëndron problemi, është në miell apo tek përpunimi pastaj në furrë.
Se miellin mund ta kesh shumë të mirë, ta prish furra. Por unë kam analizuar dhe çështja e mostrave përfaqësuese është absolutisht shumë e rëndësishme. Megjithatë, shqetësim është çështja e arsenikut, shqetësimi më i madh, kuptohet, është çështja e arsenikut dhe patjetër AKU do të ishte në këmbë që dje në orën 8:00 të mëngjesit apo mos kishte ndaluar as natën me një kontroll të paktën të madh në furrat e bukës, me marrje mostrash, kampionesh, pra analiza e të tjera. Çështja e proteinave pastaj dhe e fibrave dhe e ngjyruesve është diçka që unë e shoh pak ndryshe. Së pari, me sa e njoh unë këtë fushë dhe këtë industrinë e përpunimit të të miellit apo prodhimin e bukës, gjykoj që përveç rasteve që mund të jenë patjetër sporadike, që mund të përdorin ngjyrues, gjykoj që nuk përdoret ngjyrues në bukë. Sepse e para nuk ka arsye. Kryesisht prodhuesit tanë të të miellit, miellin integral e bëjnë ose me një përpunim shumë të ulët të grurit, pra që ngelet mielli i zi, që e themi i zi, ose me me elb ushqimor. Me elb ushqimor i cili jep ngjyrën.
Por, në të gjitha, në qoftë se i referohemi mënyrës se si analizohen çështjet e ngjyruesve, unë nuk kam, nuk jam i prirur të gjykoj emisionet e kolegëve, absolutisht janë të nderuara, të respektuara, por edhe bukën e bardhë, më të bardhën e mundshme, që do ta fusësh në ujë, për sa kohë rri në 220 gradë pjekje, për disa minuta, nuk e di se sa rri, të paktën gjysëm ore, ne e shohim që ajo merr një ngjyrë, koret e saj marrin një ngjyrë si të verdhë, kafe, herë më të errët, herë më të hapur. Dhe të gjitha këto lëshojnë, në qoftë se i fusim në ujë lëshojnë, lëshojnë pra një ngjyrë. Kjo nuk është e thënë që është me patjetër ngjyrues. Dhe ne përgjithësisht prodhimin, industrinë e përpunimit të të miellit e kemi absolutisht mirë. Kemi shumë furra të mira siç kemi edhe jo, jo cilësore, jo të mira, jo me standarde. Por kemi një problem tjetër, me me proteinat të paktën, me proteinat.
© SYRI.net